1759769893_ilirmeta.jpg

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga burgu, ka përshëndetur  arritjen e marrëveshjes historike në Egjipt që i dha fund luftës së Izraelit në Gaza.

Meta shkruan se, përshëndet marrëveshjen e lirimit të pengjeve dhe arritjen e paqes.

'E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes historike të paqes në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Vlerësoj përpjekjet titanike të Presidentit Trump për arritjen e një paqe të qëndrueshme jo vetëm për popujt e Izraelit dhe Palestinës, por për të gjithë rajonin', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Liderët e botës mblidhen në Egjipt, Trump firmos dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: Na u deshën 3000 vite për këtë