TIRANE - Lajme të mira për 35 mijë emigrantët në belgjikë ka lajmëruar ministri i jashtëm belg nga Tirana. Gjatë konferencës së përbashkët që pati shefi i diplomacisë shqiptare me homologun belg ky i fundit lajmëroi ratifikimin e marreveshjes së pensioneve dhe njohjen e vulës apostile shqiptare në vendin e tij, që i vjen në ndihmë dokumentacionit të emigrantëve tanë atje.
"Do të bëhet shumë shpejt, përsa i takon vulave apostike është në proces e sipër. E kuptoj që duhet më shumë përpjekje. Do t'ju japim një përgjigje pozitive nga gjysma e dytë e vitit. Do të vij sërish me një përgjigje pozitive për këtë çështje", tha ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders.
Ministri belg konfirmoi mbërritjen e një sasie të konsiderueshme ndihmash, që vendi i tij do të japë për banorët e zonave të përmbytura. Numri dy i qeverisë belge ka zhvilluar një takim edhe me presidentin Bujar Nishani në selinë e presidencës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO