‘Marrëveshja e Prespës’, Kryeministri grek Tsipras: Moment historik për Ballkanin, njohim shtetësitë, jo grupet etnike

‘Marrëveshja e Prespës’, Kryeministri grek Tsipras: Moment historik për Ballkanin, njohim shtetësitë, jo grupet etnike

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras sqaroi opinion publik, në një video-mesazh te publikuar në faqen e tij në Facebook, për marrëveshjen me titull “E vërteta rreth marrëveshjes së Prespës”.

Videoja, rreth 107 minuta e gjatë, përfshin pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Greqisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të nënshkruar në qershor të vitit 2018, dhe disa fragmente të fjalimit të tij në sallën e koncerteve në Athinë.

“Është koha që ne të mësojmë të vërtetën, pasi me marrëveshjen e Prespës ne kemi projektuar Maqedoninë tonë. Duhet të kapërcejmë frikën me inerci e vetëbesim dhe të jemi të hapur në rrugën për paqe dhe zhvillim. Fqinjët tanë po dallojnë identitetin e tyre duke pranuar se gjuha e tyre është sllave dhe se kultura e tyre nuk është e lidhur në asnjë mënyrë me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes marrëveshjes së Prespës njohim shtetësitë jo grupet etnike që i përbëjnë ato. Nuk do të ketë referenca qesharake në tekstet e tyre shkollore. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, infrastrukturës dhe hapësirave publike”, shtoi ai.

Më tej, kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh se marrëveshja e Prespës është një moment historik për rajonin e Ballkanit. 

“Marrëveshja e Prespës është moment historik për rajonin e Ballkanit, miqësinë, bashkëpunimin dhe vëllazërimin mes popujve. Zbuloni të vërtetën”, shtoi kryeministri. 

Postimi i Tsipras në Facebook: 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot