Vizitë historike në Athinë, Pendarovski: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet! Homologia greke: Mbështesim rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE

Vizitë historike në Athinë, Pendarovski: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet! Homologia greke: Mbështesim rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe homologia greke

GREQI- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar sot vizitën historike në Greqi, e para e një kreu shteti maqedonas në Athinë që prej vitit të shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, ku është pritur nga homologia e tij, Katerina Sakellaropullu dhe kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis.

Teksa dy vendet po punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, diskutimi thelbësor mes tyre ishte mbështetja e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sakellaropoulou riafirmoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vende si dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se për realizimin e objektivave është me rëndësi zbatimi i plotë i “marrëveshjes së Prespës”.

Ajo shtoi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa pozitivë sa i përket marrëveshjes, ka disa cështrje në pritje që duhet të zgjidhen në mënyrë që të lejojë mundësinë e bashkëpunimit.  

"Ne po shqyrtojmë çdo aspekt të bashkëpunimit tonë dypalësh në mënyrë që të forcojmë mundësitë që ai ofron në një mënyrë reciprokisht të dobishme.", tha ajo.

Pentarovski, doku folur për marrëveshjen e Prespës, iu referua termit ligjor "Pacta sunt servanda", që do të thotë "marrëveshjet duhet të respektohen". Ai vazhdoi duke thënë se Marrëveshja e Prespës kontribuoi në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shtoi se shpresonte që të ndihmonte gjithashtu në anëtarësimin e saj në BE.

Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë në vitin 1991, por normalizoi marrëdhëniet me Greqinë në 2018 pasi ra dakord të ndryshonte emrin në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut dhe pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, janë në përpjkje të vazhdueshme për anëtarësimin e tyre në BE

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit do të bashkohen në një takim, Samitin e zhvilluar në Slloveni për marrëdhëniet mes BE-Ballkanit Perëndimor.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm