Marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë, temë e takimit Thaçi – Palmer (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot të ngarkuarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

”Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesi Special, Matthew Palmer, foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Presidenti Thaçi gjatë takimit tha se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor.

Vizita e Palmer në Kosovë vjen pas vizitës që ai bëri në Maqedoninë e Veriut ku u takua me kryeministrin Zaev dhe personalitete të tjera.

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, para pak ditësh në një seancë të Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan, tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por se palët duhet të tregojnë se janë po aq të përkushtuara për normalizim sa edhe Washingtoni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja