Marrëveshja historike Izrael-Emiratet e Bashkuara, Rama: Frymëzim edhe për rajonin

Marrëveshja historike Izrael-Emiratet e Bashkuara, Rama: Frymëzim edhe për rajonin

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për marrëveshjen historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe duke thënë që një ngjarje e tillë është me të vërtetë frymëzuese.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka reaguar në rolin e kryetarit të OSBE-së, duke shkruar se një frymë të tillë duhet ta ndjekin edhe vendet në rajon.

"Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë", shkruan Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ida: 15/08/2020 10:18

    Po eshte e vertete kur Israeli te bej paqe me palestinen gezohu zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2020 02:43

    Historike do jete kur Izraeli ta beje me Palestinen e Iranin.

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/08/2020 20:50

    Të shkon mendja te serbia që SHQIPËTARËT në Kosovë të ua falin viktimat masakrat dëmet vetëm për një shengen muti, harroje. Com

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja