Marrëveshje historike Izrael- Emirate të Bashkuara, pezullon planet për aneksimin e Bregut Perëndimor! Trump: Ndryshim i jashtëzakonshëm

Marrëveshje historike Izrael- Emirate të Bashkuara, pezullon planet për aneksimin e Bregut Perëndimor! Trump: Ndryshim i jashtëzakonshëm

Arrihet marrëveshje historike mes Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është dhënë nga Presidenti amerikan Donald Trump i cili ka shpërndarë marrëveshjen e arritur mes tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed, duke e theksuar se kjo ishte një marrëveshje historike e cila do të rrisë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme. 

Si rezultat, Izraeli do të pezullojë planet e tij  për aneksimin e pjesëve të mëdha të Bregut Perëndimor. Kjo marrëveshje dëshmon edhe fillimin e marrëdhënieve diplomatike  të Izraelit me vendet arabe të Gjirit. Në përgjigje të njoftimit të Presidentit Trump, ka reaguar edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  i cili e ka quajtur këtë ditë si një ditë historike. 

Ndërkohë që Ambasadori i Emirateve të  Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba tha se  kjo ishte "një fitore për diplomacinë dhe për rajonin". Kjo marrëveshje është e –treta marrëveshje paqe e izraelit me një vend arab, që nga shpallja e pavarësisë së Izraelit në 1948., e para u nënshkrua me Egjiptin në 1979dhe  me Jordanin në 1994.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë