Marrëveshja "historike" në COP28: Zero emetime deri në 2050! 200 shtete heqin dorë gradualisht nga nafta, gazi e qymyri

Marrëveshja

COP28

Dyqind shtete të botës dakordësohen në samitin global të klimës COP28 për të dhënien fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara.

Presidenca e Samitit global për Klimën COP28, pas dy javësh negociata në Dubai arrit këtë marrëveshje historike në 30 vjet, për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe qymyri, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë.

Synimi i kësaj marrëveshjeje është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse. Në të bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të rinovueshme deri më 2030, që të rriten përpjekjet për ta zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe që të punohet drejt dekarbonimit të industrive.

Marrëveshjet e arritura në samitet e Kombeve të Bashkuara duhet të miratohen me konsensus, dhe më pas secili shtet është përgjegjës për zbatimin e tyre, përmes politikave dhe investimeve kombëtare.

Djegia e lëndëve djegëse fosile, si nafta, gazi dhe qymyri, është shkaku kryesor i efektit serrë dhe ngrohjes globale duke çliruar shumë gazra që shkaktojnë ndryshime negative në atmosferën e Tokës që çojnë në rritje të temperaturave globale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion