Marrëveshja/ Italia përkrah fëmijët shqiptarë me aftësi ndryshe përmes sportit, ambasadori Bucci dhe presidenti i shoqatës: Po jetojmë në luftë, ky është akt paqeje

Të rinjtë me aftësi ndryshe dhe ata me autizëm në vendin tonë do të ndihmohen nga Italia përmes nismave sportive. Një Marrëveshje 3-vjeçare Bashkëpunimi mes Shoqërisë Projekti Filippide, Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve e asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale u firmos pranë ambasadës Italiane,

Përpos veprimtarive të tjera rehabilituese sportive dhe terapeutike, ky protokoll do të ketë në fokus aktivitete për ditët botërore të dedikuara Autizmit, Shëndetit Mendor e  të tjera, që do të mbështeten edhe nga Shoqëria italiane Sport.

“Me këtë memorandum shënojmë fillimin e këtij rrugëtimi, që do të zhvillohet më tej përmes një sërë aktivitetesh...”, tha ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Eksperienca 20-vjeçare e Shoqatës së Projektit Filippide në përfshirjen e të rinjve me aftësi ndryshe në iniciativa sportive, do të shërbejë si përkrahje dhe përvojë për  Shqipërinë për të mbushur objektivat si vend anëtar jo i përhershëm pranë Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara..

“Kontinenti ynë po jeton një periudhë lufte, por ne me këtë protokoll, firmosim një akt paqeje, sepse mes dy vendeve vëllezër, nuk bëhet luftë, por bëhen përpjekje për të ndërtuar diçka, siç është mendimi që një fëmijë shqiptar nuk është i ndryshëm nga një fëmijë italian”, tha presidenti i shoqërisë “Progetto Filippide”, Nicola Pintus.

Ministritë vendase do të duhet të përkrahin institucionalisht këto veprimtari e veçmas maratonën Run For Autism që pritet të mbahet për herë të parë në Tiranë, në fillim të qershorit gjatë Javëve të Italisë.

“Sporti është një nga instrumentet më të rëndësishëm, që ndihmon këta fëmijë që kanë nevojë për përkujdesje”, u shpreh Nina Guga, zëvendësministre pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Mbështetja e popullsisë shqiptare, është vënë në fokus të vendit fqinjë, edhe përmes marrëveshjeve të tjera, siç është ajo e konvertimit të borxhit që Shqipëria ka akumuluar ndaj Italisë, në veprimtari për shtresat në nevojë.

“Bashkëpunimi dypalësh është i hershëm, por kjo marrëveshje sot shënon një mundësi më shumë për të qenë së bashku dhe për të realizuar jo vetëm ditët botërore për të rinjtë me aftësi ndryshe, por edhe aktivitete sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi”, u shpreh Denada Seferi, zëvendësministre pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg