Marrëveshja Kosovë-Izrael, BE dhe Turqia kundër hapjes së ambasadës në Jeruzale! Eurodeputeti Mandl: Njohja izrealite e Kosovës, mesazh për BE-në

Formalizimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke mes  Kosovës dhe Izraelit, e në veçanti hapja e e ambasadës ka ngjallur reagime të shumta në politikën ndërkombëtare.

BE, nëpërmjet komisionerit të tij, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv dhe jo në Jeruzalem siç kanë rënë dakord palët.

Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”,  ka thënë ai.

Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike.

"Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike. Një ditë historike. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur partnerët tanë janë të bashkuar. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më shumë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar në Twitter, Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndërkohë që Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe dhe është mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandi.

Përveç Bashkimit Evropian , marrëveshjen e djeshme e ka kritikuar edhe Turqi, veçanërisht  zotimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke në një deklaratë tha se ky veprim shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nisjen e bashkëpunimit. Kështu Izraeli u bë vendi i 117 në botë e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, Eliot Engel: Ditë e madhe për të dy vendet

1593094878_autoeliotengel745x4951579597814.jpg

Njohja e ndërsjelltë mes Izraelit dhe Kosovës për ish-anëtarit e Kongresit amerikan, Eliot Engel është një ditë e madhe për të dy shtetet.

Ai ka uruar dy vendet për vendosjen e raporteve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës është

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel në një postim në Tëitter.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 04/02/2021 11:18

    Njohim dhe jemi mirenjohes pergjithmone, personaliteteve ebreje kudo qe jane qe dhane kontribut te vecante pre cesh tjen shqiptare dhe per shqipt aret,Kemi par asysh qe nha Jokli,gjuhetar me fame qe dha kontribut per gjuhen shqipe.vecmas Ju falenderojme gjithmone,Juve Zotri Engel.Olbrajt,Klark,Doll e shume personaliteteve te kohes qe, shpetuar Kosoven dhe shqiptaret nga fanitja qe i kercohej nga dhuna serbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin