'Shënim për një keqkuptim të madh', Rama për 'Minishengen': Në shqip ishte tradhti kombëtare, në anglisht u kthye në arritje historike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjëherë nuk ka dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte "Minishengin".

Sipas tij, bisedimet mes vendeve bëhen edhe në raste lufte, prandaj janë të nevojshme.

"Më ka "lodhur" vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë", shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Shënim për një keqkuptim të madh

Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!

Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.

Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte "Minishengin" e ashtuquajtur - për mua është Shengen Rajonal, aspak "mini"! Më ka "lodhur" vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën! Po humbëm edhe shanse që s'përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.

Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve që gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes "patriotëve" që dhe "tradhëtarëve" atje e në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë!

E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit - falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara - si edhe njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) - kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s'ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo!

Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturën tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish - Prishtinë - Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si rruga e turpit të tradhëtisë së Edvinit! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor!

Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m'u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që "Minishengeni" në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!

S'ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën "patriotët" i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së tyre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t'a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve.

Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t'u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t'u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që "u çmend" me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të "Minishengenit". Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të "tradhëtarit të kombit" Hashim Thaçi.

Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lejlrk: 06/09/2020 16:33

    Politika eshte ne vetvehte art mendoj une.Ashtu si vilionisti, kengetari, futbollisti ....notari deri edhe aktori e kozmonauti.Edi ka talent dhe eshte dhume perpara ne kohe me mendimet e tij ne kete fushe.Mos hidhni balte. Koha do e tregoje.Njeri te pa gabueshem nuk ka por ai eshte personi me me pak gabime.Komentues u pershedes!

    Përgjigju
  • Tomo: 06/09/2020 04:58

    E gjithe kjo eshte nje maskarade. Koptohet qe KM Rama do te fryhet si gjel meqe gjasme ka qene "aktori" pas kuintave mes Beogradit, Prishtines dhe Washingtonit. Ne fakt, me teper si servil (per te mos thene ndonje emer tjeter qe edhe mund ti shkoje per shtat) i administrares Trump. Duke punuar per interesin e tyre gjeopolitik dhe forcuar interesin e tij korruptiv ne qeverisje. Nje gje eshte e sigurte, sot po mban fort ne goje Ameriken. Dje mbante Gjermanine. Po neser???

    Përgjigju
  • Iris: 06/09/2020 00:41

    Lejimi I shfrytezimit te portit te Durresit nga serbet dhe kosovaret nuk ka asgje te keqe,perkundrazi...Mendoni pak sa fitime do nxjerre Shqiperia kur ti taksoje keto dy shtete per lejimin e perdorimit te tij!

    Përgjigju
  • Taulant: 06/09/2020 00:06

    I shtype fort me Ramush, Albin, Isa Mustafe ne Kosove, por edhe keta halabaket e opozites sone. E turpshme qe e firmosin me detyrim, nderkohe qe duhej ta benin me vetedije si nje shtet qe analizon dhe vendos vete.

    Përgjigju
  • vjosa: 05/09/2020 23:46

    O RAMA MERRU ME NE NE SHQIPERI ,,,,NUK NA HYJNE NE PUNE ATA NE KOSOVE,,,te rregullojme shtepine tone ne shqiperi.......////

    Përgjigju
  • Hajdutet nuk kane brinja: 05/09/2020 23:30

    Ti e ndrite Shqiperine dhe te ka.ngelur Kosova...! Shif per ndonje koncension tjeter se te iku koha...! KCK o tani o kurre...!

    Përgjigju
    • Brinja: 06/09/2020 09:37

      Fiks , mos fol ma se e prish.

    • Sadushe: 06/09/2020 09:06

      Po po se ndriti ky shqiperin na thuaj kush e ndriti...sali krimineli me com.

  • Dashamir Xhika, ortaku i Afrim Qendros: 05/09/2020 22:52

    Nuk na u be vone per mini apo big shengen. Derisa kompania AKTOR perfundoj tunelin ne kohe rekord, perse u hoq dhe u fut nje oligark ku per pasoj populli duhet te pagoj nga taksat 44 milion euro. Ti vihen pranga te gjithe politikaneve qe jane ne kete mega skandal

    Përgjigju
  • Edmondi: 05/09/2020 22:23

    Per vendimin. E arbitrazhit qe e gjobit shtetin shqiptar me 44 000 000 euro ke ndonje koment o Bablok. Apo ska gje se e moren pjesen Tao Yaris me Mondin dhe ty bashke

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/09/2020 20:52

    Të premtojë o Edi se Kosovën kurr nuk do e shofësh në atë jugosllavi fashiste, e njashtu do vlen dhe për Shqipërin ton të dashur...!!!

    Përgjigju
    • Spiridhula: 06/09/2020 09:12

      O"trim"" i kosoves heroike me partin demokratike..ku na dole kaq i fort...ke ushtri te vriemi te theremi gjaku lum per cfar.per rota kari si ty qe ske byth te luftosh po te kishit do kishit luftuar qe 60 vjet para...leri pordhet gango.degjo cte thon e hap syt ...dru me pre

    • Toni: 05/09/2020 23:34

      O gjasme”Arbëri”! Kosova ka 20 vjet që ka dalë nga Jugosllavia fashiste me luftë o gjë e trashë dhe s’ka shans të futet prapë,ndërsa Shqipëria ç’lidhje ka me Jugosllavinë(e vdekur)? Argumente trutharësh...

  • [email protected]: 05/09/2020 20:46

    Serbia ësht njoftur per rrena intriga dredhi dhe tradhti .Kosoven do ta njeh vetem nese fuqit e medhaja botroro ushtrojn shtypje politike ose sanksione ,per ndryshe zdo teket njohje edhe 20 vitet e ardhshme

    Përgjigju
  • Leonarnt: 05/09/2020 20:43

    Nuk ka shance dhe kjo ishte nje nga pikat qe serbet nuk pranuan ne bisede. u bene shume marveshje pa pyetur te zotin e shpis, turp per zotin .ate qe se beri dot me luft is hariti me percarje, bravo e nxoret serbin ne adriatik. Turp.

    Përgjigju
    • Sadushe: 05/09/2020 21:08

      Ti dhe ju gango qe kritikoni ketu do i bej keq dalja e serbis ne dures....nuk kuptova esht shitje apo zhvillim flasim per femijet niperit mbesat...te ben keq ti maresh taksa serbit per mallrat..po turizmi te ben keq...a korbit shpellar pa shkoll mir qe kini mesuar te shani ne internet pa gjykyar fare ...po nuk ini as per luft pale hiqeni trima ketu ...parazit m*ti u shofte raca juaj ptuuuuuuuu qelbesira

  • Ilo populli: 05/09/2020 18:45

    A mos na humbe ne arbitrazh edhe nja 40 milion euro te tjera...!?

    Përgjigju
  • Ggg: 05/09/2020 18:27

    Po si nuk doli nje lider shqiptar qe te mbroje kete cope toke te coptuar.... kudo ku paska shqiptare ne pushtet si e si ta shesin kete vend....

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/09/2020 20:53

      E vertet e hidhur...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë