Marrëveshja Kosovë- Serbi në SHBA/ Rama: Asnjë tradhti burra! Meta: Hap kyç! Kim: E rëndësishme për paqen në Ballkan! Basha: Kontribuon për njohjen e Kosovës

TIRANË- Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA është përshëndetur edhe nga figura të larta të politikës shqiptare. "Asnjë tradhti burra"! Kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri Edi Rama, sipas së cilit kjo marrëveshje është vazhdimi i rrugës për njohjen përfundimtare të Kosovës si një shtet i pavarur.

"Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhtarësh imagjinarë", shkruan ndër të tjera Rama.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve. "Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë", shkruan Meta.

Reagime ka pasur edhe nga figura të tjera të politikës shqiptare, ku të gjithë kanë qenë i të njëjtit mendim, se kjo marrëveshje i hap rrugën njohjes reciproke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Xhaçka: Paqja e bashkëjetesa, e ardhmja e Ballkanit

"Paqja dhe bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët në Ballkan". Kështu ka deklaruar përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani edhe të presidentit të SHBA-së Donald Trump.
"Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur! Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Faleminderit miqve tanë amerikanë! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës! ", shkruan ministrja Xhaçka. Ajto shton se "sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund!".

Ora 21:19
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Gjosha: Do t’i shërbej stabilitetit, paqes në Ballkan

Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha  e ka cilësuar si historike marrëveshjen Kosovë-Serbi në SHBA, teksa e cilëson jo si rastësi njohjen nga Izraeli.  

"Një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë është firmosur sot në Ëashington. Nuk është rastësi as njohja e Kosovës në të njëjtën ditë nga Izraeli, duke lënë të nënkuptohet se do të shkohet shpejt drejt njohjes së Kosovës edhe nga Serbia! Dita e sotme do t’i shërbej stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit mes Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor", shkruan Gjosha.

Ora 21:09
Cakaj: Hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë. 

Sipas Kryediplomatit Cakaj kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë. 

Më tej, Cakaj shtoi se njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare. 

“Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”- përmbylli reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Ora 20:30
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Çollaku: Trump grisi sot planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë, si një tregues që presidenti Trump hodhi poshtë propagandën e Edi Ramës se ndarjen e Kosovës e pranonte dhe Amerika.

"Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove. 
Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit. 

Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion. 

Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan  publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe. 
Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Washington dhe sejmenet e tyre ne Tirane:, shkruan Çollaku. 

Ora 19:26
Marrëveshja në SHBA/ Kryemadhi: Historike për Kosovën dhe Serbinë!

Njëjtë si të gjithë politikanët në vend, edhe kryetarja e LSI-, Monika Kryemadhi shprehet se marrëveshja Kosovë- Serbi është e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës! Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon", shkruan Kryemadhi.

Ora 19:25
Ruçi: Marrëveshja Kosovë- Serbi sukses historik

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi përshëndet marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka cilësuar si një sukses historik.

"Marrëveshja ekonomike midis Kosovës e Serbisë, sukses historik. Marrëveshja ekonomike, hap  drejt marrëveshjes politike e njohjes së ndërsjelltë. Mirënjohje Presidentit Trump për lidershipin vizionar dhe efektiv", shkruan Ruci.

Ora 19:10
Basha: Marrëveshja në SHBA, hap i rëndësishëm për njohjen e Kosovës

Kryedemokrati Lulzim Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi me bekimin e Presidentit Trump. Basha shprehet i bindur se kjo marrëveshje do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënies mes dy vendeve dhe njohjes së Kosovës.

"Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit", shkruan Basha.

Ora 19:05
Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Kim: Hap i madh për paqen dhe prosperitetin në Ballkan

Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim! Ajo shkruan se ky është një hap shumë i rëndësishëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

"Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet arritën një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh", shkruan Kim.

Ora 18:48
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Meta: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve

TIRANË- Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve! Kështu e ka cilësuar presidenti Ilir Meta, marrëveshjen e arritur ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.

"E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë", shkruan Meta.

Ora 18:37
Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Rama: Asnjë tradhti burra

"Asnjë tradhti burra"! Kështu e nis reagimin e tij kryeministri Edi Rama për marrëveshjen e arritur me Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Rama thekson se kjo marrëveshje është rëndësishme për njohjen përfundimtare.

"Asnjë tradhëti burra! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s'është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t'u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë", shkruan Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 05/09/2020 02:41

    Marreveshja eshte kollaj te firmoset por ca fituam kete se kuptova. Serbia po , siguroi dalje ne det , mori pjese ne liqenin e ujmanit, perfitoi financimet amerikane, nuk morem shengenin e europes por minishengenin e Titos. Bravo per zotin . Gjithmon kam vrare mendjen pse jemi shtet i vogel dhe kam kuptuar se sa here kemi firmosur marreveshje jemi zvogeluar. na duhen dhe nja 12 marreveshje te tjera si kjo dhe do quhemi KARA

    Përgjigju
  • Tironci: 05/09/2020 00:09

    O Çollak toçi!o sy koqe!Tramp sot nenshkroj nje ide te EDI RAMES per shengenin Ballkanik,dilni ju banditet ePDse dhe lehni si qejt rrugaqe.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/09/2020 20:07

    MJERIM, sepse në mini shengen flamuri serb do Valon në Durrës, porto i Durrësit do i kaloi serb-rusis...! Sa për antarsim në BE Shqipëria do pres kur serbia ta lejoj këtë gjë...bravo edi rama e tregove forcën tënde antikombëtare, pse kështu q’ka të shtyri që të bëhesh krahu i djathtë i serbis...???

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/09/2020 20:01

    Të gjithë këta ”politikan” trushpërlar i gëzohen Jugoslavis së re me Shqipërin e ”robëruar” mbrenda saj, por pa Kroacin dhe Sllovenin.... MJERIM...!!!

    Përgjigju
  • A...Zh: 04/09/2020 19:32

    More politikan te paskrupuj qe e pershendesni marreveshjen, si qenkeni tani dakord me mini-shengenin kur nuk late gje pa thene e zagar pa ndersyer kunder kesaj iniciative. E sabotuat me sherbetoret tuaj ne Kosove, te njejtit qe u perpoqen deri ne sekondat e fundit te sabotonin edhe marreveshjen e sotme. E quajtet tradheti te Rames, i cili kerkonte rikthimin e Jugosllavise! Cfare ka ndryshuar tani? Apo para SHBA silleni sic jeni ne fakt, te tredhuar larte e poshte!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/09/2020 19:19

    Miku tend dhe hashimpersheshit,serbit vuqiq ju prene te dy krahet-ai i Prishtines perfundimisht dhe ty i Tiranes duke ti leshuar pendet perdhe. Apo seshte keshtu o "burra" te rilindjes qe po jep shpirt ne krahet e lulushit@babaxhikes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat