Marrëveshja May- BE, parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë BREXIT

Marrëveshja May- BE, parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë BREXIT

Kryeministrja britanike Theresa May

Parlamenti britanik ka rrëzuar për herë të dytë brenda këtij viti marrëveshjen e kryeministres Theresay May me për BREXIT. Pas refuzimit në janar, deputetët kësaj marrëveshja u refuzua me 391 vota kundër ndërkohë 242 vota ishin pro. Një diferencë më e vogël në krahasim me atë të janarit por e cila nuk mjaftoi për të finalizuar marrëveshjen e daljes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE.

Edhe pse May rekuperoi nga janari shumë vota brenda për brenda partisë së vet për të arritur marrëveshjen, 75 deputetë të saj votuan kundër, po ashtu dhe 10 deputetët e Partisë së Unionit Demokratik të cilët ndihmuan May të merrte qeverinë votuan kundër. Ndërkohë partitë e tjera të cilat i thanë 'JO' marrëveshjes May- BE ishin dhe Partia Laburiste, Partia Nacionale Skoceze si dhe partitë e tjera opozitare.

"Unë vazhdoj të besoj se deri tani rezultati më i mirë që Britania e Madhe të dalë nga BE është në një mënyrë të rregullt me një marrëveshje. Marrëveshja që kemi negociuar është marrëveshja më e mirë dhe realisht e vetmja që kemi në dispozicion"- tha kryeministrja May pas votimit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën