Marrëveshja me BERZH, Rama:
'Drejtësia' garanci për investitorët

Marrëveshja me BERZH, Rama:<br />'Drejtësia' garanci për investitorët
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH për mbështetjen e agrobiznesit në vend. kryeministri Edi Rama tha se kjo marrëveshje është një mbështetje e fuqishme për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale.  
 
"Është një program që sjell bashkë qeverinë, BERSH dhe disa banka komerciale të nivelit të dytë, të cilat falë BERZH dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat. Ky program do të jetë një vlerë e shytuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë. Një rrugë kjo tani që ka gjithë potencialin për tu shtrirë më tutje, duke përfshirë gjithë këtë rrjet financiar në planet e njerëzve që duan të investojnë në bujqësi”, u shpreh Rama, ndërsa vlerësoi se asnjë kredi e keqe nuk është nga fshati.
 
"Ne kemi një problem me të cilin po mëremi seriozisht, që është kreditë e këqija. Ajo që është më interesante është fakti se nuk ka asnjë kredi të keqe nga fshati. Ajo pjesë që duket se është më e paformalizuar dhe tregon më pasiguri tek bankat, është pjesa që ka treguar më tepër vetësiguri", tha Rama. 

Kreu i qeverisë iu referua edhe miratimit të reformës në drejtësi, duke theksuar se është një garanci për investitorët e huaj, të cilët tashmë janë optimistë për të rritur prezencën e tyre në Shqipëri.

"Reforma në drejtësi ka krijuar një optimizëm të madh dhe shtysë për investitorët e huaj që të rrisin prezencën në Shqipëri dhe të investojnë më shumë në vendin tonë", deklaroi Rama.  

Ndërkohë, presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti, pohoi se Shqipëria do të shfrytëzoj burimet e veta. “Të shtohen eksportet dhe të ulen importet. Është koha për të vepruar, jo për të folur”, tha kreu i BERZH, Chakrabarti.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në prezantimin e Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri:

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri