Marrëveshja me CEZ , PD: Çdo
shqiptar do paguajë 1.1 milionë

Marrëveshja me CEZ , PD: Çdo<br />shqiptar do paguajë 1.1 milionë
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, në një konferencë për shtyp ka bërë publik një raport, sipas tij, të një prej kompanive më të njohura të konsulencës në lidhje me çështje të ngritura në arbitrazhin ndërkombëtar.

Ky raport ishte pranuar në muajin Mars nga ish-qeveria demokrate, por që është anashkaluar nga ajo socialiste me ardhjen në pushtet, në këmbim të asaj që nga selia e PD e quajnë si skandalin financiar të shekullit, apo marrëveshjes me CEZ që sipas PD dhe raportit të publikuar prej kësaj force politike, CEZ i detyrohej Shqipërisë plot 3 mld dollarë.

Sipas Bodes konsulenti ndërkombëtar përllogarit një dëm prej rreth 3 miliardë dollarë që kompania CEZ-sh.a me mosrespektimin e kontratës së saj të privatizimit dhe keqmenaxhimin, u ka shkaktuar qytetarëve të këtij vendi.

“Por kryeministri Rama dhe ministrat e tij, në vend të marrjes në konsideratë të rekomandimeve të kompanisë këshilluese ndërkombëtare, në vend të mbrojtjes së interesit publik të qytetarëve të saj, në mënyrë të pamoralshme, larg syve të qytetarëve, duke nëpërkëmbur interesat e tyre, zgjodhi rrugën e pazareve të fshehta. Përfundimi? Në vend të kërkonte 3 miliardë dollarë siç thotë konsulenti, pagoi edhe 95 milionë euro të tjera, pa llogaritur këtu disa dhjetëra millionë euro të tjera si taksa e detyrime fiskale të falura. Tashmë do të jenë qytetarët shqiptarë që do të paguajnë nga xhepi i tyre këto 3 miliardë dollarë, plot mbi 1.1 milionë lekë të vjetra për çdo individ, në formën e çmimit të energjisë që konsumojnë, i cili edhe pse është sot më i lartë se ç’duhet, shumë shpejt do të provojë një rritje progressive”, deklaroi deputeti i PD-së, Ridvan Bode.
 

Ja çfarë i rekomandon kompania ndërkombëtare sipas PD-së, qeverisë shqiptare, për të kërkuar si të drejta financiare të argumentuara ndaj kompanisë CEZ në prishjen e kontratës me këtë të fundit.
 
1.-32 milionë euro vlera e 24% të aksioneve, pjesa që mbajti qeveria shqiptare në momentin e privatizimit. Vlera e këtyre aksioneve në momentin e privatizimit ishte 32 milionë euro, ndërsa në 23 janar 2013 vlera e tyre shkoi në zero.
2.-44.8 miliardë lekë (të reja), si shumë e domosdoshme që duhet të injektohet në kompani si kapital qarkullues për ta rivendosur në funksionim kompaninë, të paktën në parametrat e momentit të privatizimit.
3.-13.2 miliardë lekë, vlera e investimeve të njohura nga ERE por të parealizuara nga CEZ përgjatë kohës së operimit në Shqipëri. Kjo vlerë është përfshirë në çmimin e energjisë elektrike të paguar nga qytetarët.
4.- 18.7 miliardë lekë që është shuma e borxhit neto që CEZ-sha i ka qeverisë shqiptare nga rakordimet e detyrimeve reciproke sipas akteve të përbashkëta të datës 31 Dhjetor 2012.
5.- 185-212 miliardë lekë është kostoja e përllogaritur nga konsulenti ndërkombëtar sipas përllogaritjeve paraprake të ofruar nga ERE, kosto e cila do të paguhet nga qytetarët shqiptarë, si çmim më i lartë i shitjes së energjisë nga sa duhet të ishte në të vërtetë, shkaktuar nga mosplotësimi i marrëveshjes së privatizimit nga CEZ-sha për uljen në 17% të humbjeve në rrjet (përfshi vjedhje energjie, aktualisht rreth 38-40%) dhe uljes në nivelin 11% të mosarkëtimeve të energjisë së faturuar (aktualisht rreth 18-20%). Kjo shumë është paguar pjesërisht dhe do të paguhet deri në vitin 2020, kur mendohet të arrihen këto parametra, të cilat CEZ duhet t’i kish realizuar plotësisht në vitin 2014.

marrveshja e cez


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni