Marrëveshja me CEZ, Rama: BB
e mbështeti, apo e rreme si FMN?

Marrëveshja me CEZ, Rama: BB<br />e mbështeti, apo e rreme si FMN?
TIRANE - Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen që Banka Botërore i dha marrëveshjes së arritur me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ-Group, dhe ndihmën 150 milionë dollarëve që BB akordoi për rimëkëmbjen e sektorit energjetik në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetetet sociale, kreu i qeverisë i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me pretendimet e opozitës se ishin cekët që duhet t’i dëmshpërblenin Shqiëprisë 3 miliardë dollarë, dhe jo qeveria t’i paguante 95 milionë euro.

Banka Boterore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB dëshmitare e rreme si FMN?”, shkruan Rama, duke e shoqeruar me hashtagg #VajmedetPD
 
E këtu, kryeministri i referohet kundërshtive që ka dhënë opozita ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar,e cila ishte dakord me qeverine me heqjen e taksës së sheshtë.
 
Basha: S'iu shpeton njeri nga vjedhja e shekullit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit demokrat Lulzim Basha, i cili ka replikuar në distancë me kreun e qeverisë Rama, po përmes rrjeteve sociale. Basha rithekson qëndrimin e demokratëve se me marrëveshjen e CEZ-it u arrit vjedhja e shekullit, dhe se cdo shqiptar do të paguajë 1.1 milionë lekë nga zgjidhja e ngërçit me CEZ, që sipas kreut të PD-së është antikushtuese.
 
“Nuk ka patericë që e shpëton dyshen Rama -Meta nga transparenca për vjedhjen e shekullit! Çdo shqiptar paguan 1,1 milionë lekë nga marrëveshja e paligjshme dhe antikushtetuese me CEZ! Orën e të vërtetës nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë”, shkruan Basha.

BB vleresoi marreveshjen me CEZ, 150 milione dollare per Energjetiken
Këtë të enjte Banka Botërore e cilësoi zgjidhje të drejtë marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in:

“Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të cojë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.
Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni