Marrëveshja me emigrantët, Meloni: Risi e për t'u përsëritur! U prit me shumë interes nga partnerët europianë

Marrëveshja me emigrantët, Meloni: Risi e për t'u përsëritur! U prit me shumë interes nga partnerët europianë

“Një marrëveshje risi, inteligjente dhe që është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë’ kështu e ka komentuar kryeministrja italiane Giorgia Meloni marrëveshjen për emigrantët e firmosur më 6 nëntor me kryeministrin Edi Rama.

Por marrëveshja  'do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë. Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t'u përsëritur" u shpreh më tej kryeministrja Italiane në përfundim të takimit dypalësh me kryeministrin kroat Andrej Plenkovich në Zagreb, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve.

Marrëveshja tashmë ka shkuar në parlamentin italian dhe në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar ndërsa pak ditë më parë Bashkimi Europian pas një analize të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët ka dalë në përfundimin se ajo nuk i shkel ligjet e BE-së.

“Ligji i BE-së nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të BE-së. Por duke pasur parasysh anëtarësimin e Italisë në bllok dhe miratimin e detyrueshëm të legjislacionit të përbashkët, rregullat që do të zbatohen brenda qendrave shqiptare do të jenë efektivisht të natyrës europiane dhe do të imitojnë kuadrin që zbatohet në tokën italiane. Italia është në përputhje me ligjin e BE-së, kështu që kjo do të thotë se këto janë të njëjtat rregulla. Por duke folur ligjërisht, nuk është ligji i BE-së, por është ligji italian që ndjek ligjin e BE-së".-  tha komisionerja për migrim e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/11/2023 01:31

    Sigurisht qe do te pritej me interes,gjeten Kuazimodon /me kurore/ gati te firmose cdo gje e kujtojne se te gjithe do te jene si ai dhe t'ua lene kopilet ne dere!

    Përgjigju
  • Vellazeria: 17/11/2023 21:24

    Per italine Shqiperia jep gjithcka pasi jane mik i vertete ! Ndaj besoj ne 2024 Shqiperia ne EU zone direkt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet