Marrëveshja me Iranin, presidenti Trump nuk do të aplikojë sanksione të reja

Marrëveshja me Iranin, presidenti Trump nuk do të aplikojë sanksione të reja

Presidenti ameriakn, Donald Trump

Presidenti Trump pritet që të njoftojë në ditët në vijim nëse do të vazhdojë të mos aplikojë sanksione ekonomike kundër Teheranit të cilën e deklaroi hapur prej vitit 2016. Presideni Macron dhe kancelaria Merkel i bënë thirrje presidenti Trump të ndryshonte qëndrimin e tij për marrëveshjen me Iranin pak ditë më parë.

Mundësia për sanksione ndaj sektorit të naftës dhe bankës qendrore të Iranit, krahas masave të tjera të sugjeruara nga Bashkimi Europian, fillimisht u la e hapur për t'i bërë presion Teheranit, që ai të hiqte dorë nga armët bërthamore. Pavarësisht këtyre masave presidenti Trump ka pak gjasa ta lërë të paprekur marrëveshjen.

Ndërkohë, Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Sipas një skenari, Trump mund të vendosë sanksione mbi bankën qendrore të Iranit, por t’i lejojë kompanitë që bëjnë biznes me Iranin të vazhdojnë aktivitetet edhe për një periudhë gjashtëmujore, deri sa t’i përfundojnë ato gradualisht, raporton VoA.

Kjo mund t'i lejojë autoritetet botërore dhe Iranin të negociojnë kufizime të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit, mbi provat me raketa apo aktivitetet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme, edhe pse Teherani nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshme të rifillojë bisedimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it