Firmosja e marrëveshjes 6 nentor 2023
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska është një nga 4 gjyqtaret që ka votuar kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantë, pra pro kërkesës së 30 deputetëve të opozitë të cilët kërkuan që protokolli të shpallej antikushtetues .
Mendimin e saj të veçuar, bashkangjitur në vendimin e zbardhur 43 faqesh të gjykatës, e lidh me mungesën e autorizimit nga Presidenti i Republikës për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e Protokollit nga përfaqësuesit e palës shqiptare.
Sipas saj shteti shqiptar brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian, dhe në këtë kuptim ky Protokoll është marrëveshje, e cila i përket kategorisë së marrëveshjeve të parashikuara nga neni 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës.
Më tej shton se protokolli përfshihet në kategorinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me natyrë politike, të cilat lidhen mes shteteve, pra me palë shtetin shqiptar dhe në emër të Republikës dhe në këto kushtet plotfuqia nuk duhej të ishte lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri, por nga Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues për lëshimin e plotfuqisë,
...Mospajisja e delegacionit me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës përbën cenim të kompetencave të Presidentit të Republikës të parashikuara nga neni 92 i Kushtetutës, rrjedhimisht edhe të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të garantuar nga neni 7 i Kushtetutës" argumenton gjyqtarja Toska.
Gjyqtarja ndalet dhe tek Traktati i Miqësisë i vitit 1995 duke thënë se nuk mund të përdorej si bazë kushtetuese për Protokollin për Migracionin, 'pasi pavarësisht parashikimeve të nenit 180, pika 1, të Kushtetutës, është Kushtetuta, e miratuar në vitin 1998, e cila sipas parimit të hierarkisë së normave juridike prevalon ndaj çdo marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar para ose pas saj"
Ajo argumenton se autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës prandaj kërkoi që kërkesa e opozitës të pranohej.
Lajmi kryesor:
Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese! I hap rrugë ratifikimit të enjten në Kuvend
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18