Sali Berisha tradhton aleatët italianë, çon në gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! I kishte premtuar se nuk do ta bënte

TIRANË-  Sali Berisha tradhton aleatët italianë dhe çon në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët e firmosur mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama më 6 nëntor.

Ish kryeministri ka gënjyer dhe ka bërë të kundërtën, ndryshe nga sa i kishte premtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Italian Antonio Tajani në bisedën telefonike të realizuar pak ditë më parë, ku burime të sigurta nga shteti fqinj për Report Tv dhe Shqiptarja.com bënë të ditur se Berisha i kishte premtuar që nuk do të protestonte dhe as ta çonte në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë premtim Berisha ia kishte dhënë edhe deputetit të forcës së djathtë italiane, 'Forca Italia’ Alesandro Batilokio i cili mori pjesë në kuvendin kombëtar të thirrur nga ish kryeministri më 2 dhjetor 2023 bëjnë të ditur burimet për Report Tv.

Ndërsa sot, (6 dhjetor) 4 ditë pas premtimit të fundit që kishte dhënë, Sali Berisha ka suprizuar aleatët italianë me dorëzimin e padisë në Gjykatë Kushtetuese.

Në Gjykatë Kushtetuese u regjistrua edhe padia e Partisë Demokratike zyrtare, kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët por ndryshe nga Sali Berisha, Lulzim Basha nuk kishte premtuar asgjë.

Padia e Rithemelimit mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj e shoqëruar dy këshilltarët, Franci Nuri i Rithemelimit dhe Marash Logu i Gazment Bardhit. Padia e Partisë Demokratike, si subjekt politik, mban datën 1 dhjetor dhe është firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

Në padinë e grupit Berisha-Bardhi, deputeti Tritan Shehu ka dalë kundër Berishës dhe nuk e ka firmosur, po ashtu edhe Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Bujar Leskaj nuk e kanë hedhur firmën. Padisë i janë bashkuar edhe dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
EMRAT/ 5 deputetë të Rithemelimit nuk firmosin për të çuar në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! Padisë i bashkohen edhe Vasili e Xhixho, Kryemadhi jo

1681843195_gs.JPG

Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët. Tritan Shehu është një nga ata deputetët të Berishës që ka dalë kundër marrëveshjes që në mbledhjen e Rithemelimit me dyer të mbyllura. Pas kundërshtimit ai nuk e ka firmosur padinë, ndërsa janë edhe katër deputetët të tjerë të Berishës që nuk kanë firmosur po ashtu. Bëhet fjalë Albana Vokshin, Oerd Bylykbashi, Sorina Kotin dhe Bujar Leskajn, të cilët nuk e kanë hedhur firmën, për arsye që nuk dihen. Të paktën publikisht nuk ka pasur asnjë qëndrim të tyre kundër dërgimit të marrëveshjes në Kushtetuese. Vokshi ndodhet jashtë shtetit. 

Po ashtu, dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho i janë bashkuar padisë së Grupit Berisha-Bardhi, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.

Ka edhe një grup prej 4 deputetësh të Bardhit që nuk i janë bashkuar padisë në Kushtetuese, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Flamur Hoxha, një pjesë e të cilëve nuk ndodhen në Shqipëri për shkak të angazhimeve.

Dy kërkesat e padisë së grupit Berisha-Bardhi

(i) Deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, dhe ndalimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

(ii) Pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës

Deputetët e grupit Bardhit që kanë firmosur padinë
1-Gazment Bardhi
2-Ilda Dhori
3-Lefter Geshtenja
4-Xhelal Mziu
5-Ferdinand Xhaferaj
6-Agron Gjekmarkaj
7-Zheni Gjergji
8-Emilia Koliqi
9-Bledion Nallbati
10-Saimir Korreshi
11-Ramadan Likaj
Deputetët e Grupit Berisha që firmosën padinë
1-Sali Berisha
2-Lindita Metaliaj
3-Ludovik Hasani
4-Elda Hoti
5-Greta Bardeli
6-Ervin Salianji
7-Asllan Dogjani
8-Kastriot Piroli
9-Isuf Çelaj
10-Kasëm Mahmutaj
11-Qani Xhafa
12-Edmond Spaho
13-Luan Baçi
14-Tomor Alizoti
15-Flamur Noka
16-Ina Zhupa
17-Edi Paloka
Deputetët e Partisë e Lirisë që firmosën padinë
1-Petrit Vasili
2-Erisa Xhixo

 

Deputetët që nuk firmosën nga grupi Bardhi
1.Jorida Tabaku;
2. Dhurata Çupi;
3. Helidon Bushati;
4. Flamur Hoxha;
Deputetët që nuk firmosën nga grupi Berisha
1.Albana Vokshi
2.Oerd Bylykbashi
3.Tritan Shehu
4.Sorina Koti
5.Bujar Leskaj   
Nuk firmos nga Partia e Lirisë, Monika Kryemadhi

Ora 12:55
Zbardhet padia e grupit Berisha-Bardhi për marrëveshjen e emigrantëve! Tritan Shehu nuk firmos për ta dërguar në Kushtetuese

1701863674_pddhesaliberisha.jpg

Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës kanë mbledhur 30 firma dhe kanë çuar në kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Marrëveshja u depozituat ditën e sotme, më 6 dhjetor. Në mesin e deputetëve që e kanë firmosur marrëveshjen, vihet re se mbështetësi i Berishës, Tritan Shehu ka dalë nga ‘rreshti’ dhe nuk ka hedhur firmën për të dërguar marrëveshjen me Italinë në Kushtetuese. Tritan Shehu kishte dalë kundër që në mbledhjen e Rithemelimit me dyer të mbyllura.

Report Tv ka zbardhur edhe kërkesë-padinë e grupit Berisha-Bardhi, ndërsa në argumentet e tyre thonë se marrëveshja është negociuar dhe nënshkruar pa praninë e Presidentit, është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim. Rithemelimi kërkon pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës.

Në dyert e Gjykatës Kushtetuese, Metaliaj tha se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë.

“Kjo ka të bëjë me Ramën, që ka vendosur që Shqipërinë dhe shqiptarët ta trajtojë si pronë të veten. Ai nuk mund të vendosë për fatin tonë. Jemi falënderues dhe mirënjohës qeverisë italiane për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. S’ka të bëjë me marrëdhënien me Italinë, do jenë edhe më të mira, por presim vendimin e GJK se a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Metaliaj.  

Disa nga argumentet kryesore të padisë së grupit Berisha-Bardhi

1. Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, cka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).

2. Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, cka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

3. Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.

4. Protokolli shkel dhe cënon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh cdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për cdo individ në Republikën e Shqipërisë.

5. Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të vecantë, dhe pa iu nënshruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të NJeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.

6. Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.

7. Protokolli cënon parimin e barazisë.

8. Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t'iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.

9. Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse sic ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.

10. Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.

Në zbatim të pikës 3, të nenit 52, të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, duhet të vendosë pezullimin e menjëhershëm të procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 12:18
Zbardhet ankimi i PD në Kushtetuese: Të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët (DOKUMENTI)

1701861357_pdkushtetuese.jpg

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Padia mban datën 1 dhjetor dhe është firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Report Tv zbardh marrëveshjen, ndërsa PD ka tre kërkesa, shqyrtimin e papajtueshmërisë së marrëveshjes me Kushtetutën e vendit, pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes, si edhe shpalljen e saj si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Në padinë e saj, PD thotë se marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët, bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konkretisht me Nenin 3, 4 dhe 7 të saj. Sipas PD, marrëveshja cenon sovranitetin e territorit të Shqipërisë.

“Më konkretisht në nenin 3 të Kushtetutës referohet se: Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”, thuhet në padi.

Për PD, është shkelje e sovranitetit dhe autoritetit shtetëror fakti që sipas marrëveshjes strukturat e akomodimit do të menaxhohen nga autoritetet kompetente të palës italiane, sipas legjislacionit përkatës italian dhe evropian, si edhe fakti që mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet këtyre autoriteteve dhe subjekteve, që do të akomodohen në strukturat e sipërpërmendura, i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian.

“Duket qartësisht që kemi të bëjmë me cedimin e sovranitetit të autoritetit shtetëror dhe se kjo marrëveshje bie ndesh më së pari me Kodin Penal të RSH. Siç është referuar në këtë marrëveshje ndërkombëtare legjislacioni që do të zbatohet brënda këtij territori i cili i është çeduar Republikës së Italisë do të jetë pikërisht legjislacioni italian dhe ai europian. Në dispozitat e Kodit Penal të RSH dhe më konkretisht në nenin 5 të tij përcaktohet qartësisht se: “Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen.” pra në koncept të ligjit penal shqiptar nuk ekziston një koncept apo dispozitë ligjore në të cilën brenda për vepra penale të kryera brenda territorit të RSH-së mund të zbatohet një legjislacion penal i një shteti”, thuhet në padi.

 

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, tha Çollaku.

Tre kërkesat e padisë së Partisë Demokratike

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET  QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE  KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E   MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës   së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË  REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN  E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 07/12/2023 10:02

    kjo eshte skeme...qe te bejne sikur e kundershtojne,,,sespe dergimi ne kushtetuese pa u miratuar ne parlamente marveshja eshte nul.dhe sigurisht qe kushtetusja do i thote pd ska ceshtje per tu shqyrtuara

    Përgjigju
  • mark: 07/12/2023 08:43

    TURP TE KETE KUSH NUK KUNDERSHTON KETE MAREVESHJE TE NDYRE,,IER TE SJELLE ZEZAKET NE SHQIPERI...turizmi merr fund ne ate zone...

    Përgjigju
  • Parrucjani: 07/12/2023 08:20

    Shum mir ka ba. Nuk i kemi asnjë borgj Italis, Italia harron se ishte vend pushtues dhe humbës ne luftën e dytë.

    Përgjigju
  • Or tej: 07/12/2023 06:39

    Ne shqiptaret nuk kemi qene kurre te beses or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 07/12/2023 02:09

    Pretendimet e Rithemelimit e te tjereve qe kane firmosur akuzen ngjajne me ato per te cilat u hodh ne gjyq marreveshja e detit me Greqine.Vendimi me te cilin doli gjykata atehere dihet.PAYBACK TIME! S.d.q,me apo pa Berishen ne kete mes,mendoj qe keshtu i donte mushka drute,kur ben marreveshje pa pyetur asken e pa i referenduar ne popull e kuvend,e mbi te gjitha,jo qe e kthen Shqiperine ne nje superkamp refugjatesh e emigrantesh,por ka paturpesine qe t'ju njohe italianeve ne territorin e kampit te njejtat te drejta sic i kane ambasadat,sikur eshte territor italian,porti i Lezhes e baza e Gjadrit! Paturpesi e tradheti me te madhe se kjo nuk ka!!

    Përgjigju
  • Shqip: 06/12/2023 21:07

    Veprim i drejte.

    Përgjigju
  • Pleqnia: 06/12/2023 18:21

    Berisha ka plotë, pafund arësye për tu sharë, bile sharja më e mirë do ishte thjesht injorimi i tij, lënia në heshtje. Por për këtë rast Berisha është për tu lëvduar, sepse i gjati ka mar kotë, spo i rruhet më fare për asgjë dhe duket se po teston se deri ku mund të arrijë, sikur qëllimisht fyen këtë popull dhe e nëpërkëmbë. Shpresoj që kushtetuesja ta rrëzojë këtë gjënë e gjatë, që të mos e realizoj dëmin e radhës ndaj vendit.

    Përgjigju
  • Linda: 06/12/2023 14:13

    Po motra e Collakut nenshkruajti se jane familjarisht ne parti keta te dy!

    Përgjigju
  • Rama cazzo: 06/12/2023 11:25

    Bravo. Ishalla ja thyen hundet gjykata ktij palo kryeministri prepotent.

    Përgjigju
  • Gjergj: 06/12/2023 10:42

    Bèhuni gati pèr humbjen e radhès nè gjykatè, si nè rastin e studentève tè mjekèsisè. Ky kryeministèr, matet me hijen e mèngjesit dhe iu vè shkelmin institucioneve tè shtetit. Nuk mund tè ketè njè marrèveshje me askènd nè botè, nèse pèr njè aventurè tè tillè, nuk kanè patur tè drejtèn e fjalès TÈ GJITHÈ,,,,,kuvendi natyrisht por edhe qytetarèt e zonave qè preken nga ajo aventurè. Butrinti, do jetè po ashtu njè vendim interesant i gjykatès. Ky kryeministèr,,,ka parè shumè filma me bimbashè dhe mendon se ai èshtè bimbashi i ri i trojeve shqiptare. Institucione demokratike? Çèshtè kjo mo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim