Zbardhet ankimi i PD në Kushtetuese: Të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët (DOKUMENTI)

Zbardhet ankimi i PD në Kushtetuese: Të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët (DOKUMENTI)

1701861357_pdkushtetuese.jpg

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Padia mban datën 1 dhjetor dhe është firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Report Tv zbardh marrëveshjen, ndërsa PD ka tre kërkesa, shqyrtimin e papajtueshmërisë së marrëveshjes me Kushtetutën e vendit, pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes, si edhe shpalljen e saj si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Në padinë e saj, PD thotë se marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët, bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konkretisht me Nenin 3, 4 dhe 7 të saj. Sipas PD, marrëveshja cenon sovranitetin e territorit të Shqipërisë.

“Më konkretisht në nenin 3 të Kushtetutës referohet se: Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”, thuhet në padi.

Për PD, është shkelje e sovranitetit dhe autoritetit shtetëror fakti që sipas marrëveshjes strukturat e akomodimit do të menaxhohen nga autoritetet kompetente të palës italiane, sipas legjislacionit përkatës italian dhe evropian, si edhe fakti që mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet këtyre autoriteteve dhe subjekteve, që do të akomodohen në strukturat e sipërpërmendura, i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian.

“Duket qartësisht që kemi të bëjmë me cedimin e sovranitetit të autoritetit shtetëror dhe se kjo marrëveshje bie ndesh më së pari me Kodin Penal të RSH. Siç është referuar në këtë marrëveshje ndërkombëtare legjislacioni që do të zbatohet brënda këtij territori i cili i është çeduar Republikës së Italisë do të jetë pikërisht legjislacioni italian dhe ai europian. Në dispozitat e Kodit Penal të RSH dhe më konkretisht në nenin 5 të tij përcaktohet qartësisht se: “Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen.” pra në koncept të ligjit penal shqiptar nuk ekziston një koncept apo dispozitë ligjore në të cilën brenda për vepra penale të kryera brenda territorit të RSH-së mund të zbatohet një legjislacion penal i një shteti”, thuhet në padi.

 

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, tha Çollaku.

Tre kërkesat e padisë së Partisë Demokratike

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET  QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE  KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E   MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës   së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË  REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN  E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Sali Berisha tradhton aleatët italianë, çon në gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! I kishte premtuar se nuk do ta bënte


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja