Marrëveshja me Italinë, Rama: Paragjykohet sepse Shqipëria nuk është në BE, por ne jemi më solidarë se vendet anëtare

 

Nga Vlora ku zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.  Ndalur te komentet negative ai i quajti paragjykime që sipas tij bëhen për shkak se Shqipëria nuk është anëtare e BE.

"Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku këta persona do regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Do ndërtohet bazuar në kriteret që Be ka hartuar për mënyrën si duhet të jenë këto qendra. Në të njëjtën kohë marrëveshja është 100% në kuadrin e kritereve të BE. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë është një dhe e vetmja. Tregon paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtarë të BE, ndërkohë vendet që janë anëtarë të BE hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë. I shoh komentet dhe kritikat me njëlloj keqardhjeje po nuk është se ka ndonjë rëndësi", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale