Nga Vlora kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën Europiane. Për kryeministrin Rama Bashkimi Evropian prej kohësh tashmë ka ndryshuar qasjen ndaj rajonit të Ballkanit dhe ky është një lajm shumë i mirë.
“Shoh ndryshim të madh, krahasuar me qëndrimin e BE më parë. Në vullnetin e BE, në proaktivitetin e BE në raport me Ballkanin. Kam qenë kritik i qasjes së BE. Kjo nuk nënkupton që anëtarësimi do të jetë i shpejtë por do të kërkojë kohë”.
Në bashkëbisedim me drejtues të Këshillit të Atlantikut, Rama foli për sfidat e Ballkanit në kohët që kalojmë, ndërsa nuk harroi të vendosë theksin te ndikimi i konflikteve. Rama nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë.
“Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt” tha Rama.
“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve port ë trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”.
Një ndër çështjet më të mëdha në Ballkan që kërkon zgjidhje, Rama tha se është ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri tha se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës është çështja më e madhe në Ballkan, teksa nuk e fshehu krenarinë për rolin e tij në dialogun mes dy vendeve.
“Vlerësoj qasjen dhe përkushtimin e autoriteteve duke pranuar në parim Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm të për të ecur përpara, për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi. Shumë prej asaj që ishte në përmbatje të propozimit tim është bërë pjesë e propozimit tim. Ashtu siç janë apo Nuk jam shumë i informuar. Kjo do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe për hir të rajonit."
"Kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo copëz politike më e vështira deri më sot në rajon, ka treguar se është vërtetë e domosdoshmëri. Në të kundërt kanë ndodhur hapa pas e mangësira, të cilat do të vazhdojnë të ndodhin".
Rama u shpreh se “nesër është përvjetori i 111-të i Pavarësisë sonë dhe besoj që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por po kështu edhe rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë”. Ai tha se edhe Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë shumë më tepër për të ndjerë për të qenë shumë më mirë.
“Kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon, pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë që është kaq e ndërlidhur, na duhet të mësojmë dhe të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit dhe botës. Në të kundër të bësh njërën pa tjetrën nuk funksion”, tha ai.
Në fund Rama e ka një mesazh për të gjitha vendet e Ballkanit.
“Ne si rajon të bëhemi shembull,. Se si njerëzit të heqin qafe dhe t'i shpëtojnë mallkimit të sigurisë dhe duke e parë njëri-tjetrin vetëm si qenie njerëzore”
Në takimin online të “Këshillit të Atlantikut” Kryeministri Edi Rama ndalur te pranimi i asociacionit, tha kjo është një meritë e Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës.
“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve port ë trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Ndër të tjera kryeministri komentoi edhe qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit.
Rama vuri në dukje se “kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”. Rama deklaroi se çështja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zgjidhet përfundimisht me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes.
“Kjo situatë që është përmirësuar shumë nëse marrim në konsiderate që deri 10 vjet më parë ne nuk flisnim as me njëri-tjetrin, duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqen përfundimtare! Është përgjegjësi e Beogradit që shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe.
Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dhe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi,” – deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama, ishte në Vlorë teksa zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Vëmendjen e drejtuesit të bashkëbiseditmit tërhoqi portreti i Ismail Qemalit, që ndodhej i varur në mur pas shpinës së kryeministrit. Por në mbyllje të këtij bashkëbisedimi Rama ka bërë edhe një batutë.
Pyetje: Kush është burri në krah jush?(Ismail Qemali)
Edi Rama: Është gjyshi im… E shikoni ngjashmërinë. Është ati themelues i Shqipërisë është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet pak qindra metra nga vendi ku po flas. Në njëfarë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve.
Duke folur në Këshillin e Atlantikut Kryeministri Edi Rama u shpreh se sheh ndryshim të madh në qëndrimine BE-së lidhur me anëtarësimin e vendeve të rajonit të Ballkanit.
-Ka qenë politikë e SHBA që e ardhmja e Ballkanit është në BE dhe Bashkimi Europian dhe Këshilli Atlantik kanë punuar shumë në këtë drejtim. Procesi i zgjerimit për një kohë të gjatë sikur nuk kishte më vrull dhe ju keni qenë një kritik i madh i këtij procesi të BE në rajon. Nuk e di nëse mund të na thoni se ku mendoni se është procesi i zgjerimit tani? A është në një vend më të mirë? Ju thatë që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Po procesi i zgjerimit sidomos në konteksin e besimit që ka shprehur Olaf Scholz ku tha se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare.
Rama: Shoh ndryshim të madh krahasuar me qëndrimin e BE në vullnetin e BE ne proaktivitetin e BE karshi rajonit tonë. Po kam qenë kritik i qasjes së BE, i qasjes dhe qëndrimit pasiv të BE, por kjo ka ndryshuar sepse ka më së fundi një mirëkuptim të përbashkët që është nxitur edhe nga agresioni rus në Ukrainë që deri diku më ka dhënë të drejtë për atë që kam thënë disa vite më parë. Kështu që ideja e rajonit si një pasuri shumë e rëndësishme gjeopolitike për BE është materializuar praktikisht në realitetin e fakteve. Tanimë jemi në një vend ndryshe, por kjo nuk do të thotë që integrimi do të vijë shumë shpejt, do kërkojë kohë.
-A mund të na thoni se çfarë do të ndodhë më tej për Shqipërinë duke menduar se negociatat për kapitullin e parë mund të nisin edhe këtë vit. Çfarë mendoni për këto afate?
Edi Rama: Nuk jam i fiksuar për këto teknikalitete. Kemi nisur bisedimet. Negociatat janë në vazhdim, kemi ecur shumë mirë ashtu siç e ka theksuar edhe raporti i progresit dhe kjo është e rëndësishme. Cilat do të jenë aspektet teknike, nuk do të përpiqem shumë për ta kuptuar sepse është një proces i ndërlikuar dhe është ashtu siç duhet të jetë. Siç e dimë midis gjërave të duhura dhe miratimit të gjithçkaje tjetër ka 27 vende anëtare dhe ata janë të gjithë së bashku për parimet e përgjithshme të mëdha, por nuk bëhen të gjithë bashkë kur vjen fjala për të marrë vendime. Kështu që të rimë të qetë lidhur me këtë.
Nga Vlora ku zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Ndalur te komentet negative ai i quajti paragjykime që sipas tij bëhen për shkak se Shqipëria nuk është anëtare e BE.
"Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku këta persona do regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Do ndërtohet bazuar në kriteret që Be ka hartuar për mënyrën si duhet të jenë këto qendra. Në të njëjtën kohë marrëveshja është 100% në kuadrin e kritereve të BE. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë është një dhe e vetmja. Tregon paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtarë të BE, ndërkohë vendet që janë anëtarë të BE hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë. I shoh komentet dhe kritikat me njëlloj keqardhjeje po nuk është se ka ndonjë rëndësi", tha Rama.
Kan dal emigrant te kritikojn ramen. Ore po shikoni llaçin e betonin se politika nuk eshte per murratoret
PërgjigjuPer cfare /paragjykim ndaj vendit/ flet o z.Rama?! Ty nuk /te paragjykuan/ shtetet evropiane,ty /te paragjykuan/ bashkombesit e tu,shtetasit shqiptare.E pe sontazhin apo jo? Mbi 1 milion e ca shqiptare ishin kunder marreveshjes.Dhe pse habitesh qe vendet e BE refuzojne te bejne nje solidaritet te tille?! Kujton se jane zemerngushte?!-Perkundrazi,jo! Askush s'ka pritur emigrante ekonomike e refugjate luftrash sa BE,por cdo gje ka limit.Keto vale emigrantesh ekonomike, shumica te paligjshem, qe nuk kane te sosur nga Azia dhe Afrika e kane vene Evropen para nje trysnie e presioni,polititik,ekonomik,financiar,social e kulturor te pa imagjinueshem! Pasojat,besoj se i ke pare c'po ndodh ne Hollande e Irlande,apo c'mund te ndodhe ne GB.Eshte kollaj te flasesh, kur shpenzimet per te mbajtur afgane i merr persiper U.S,apo per afrikane e siriane,kur i merr persiper Italia,ndersa keta fatkeqe do te qendrojne perkohesisht ne Shqiperi,por mendo se cfare pasojash kane ne ekonomine e politiken e vendeve ku synojne te shkojne.Mos solidarizimi i vendeve evropiane,synon pikerisht frenimin e ketyre dyndjeve,ndryshe ky fenomen do te vazhdoje dhe vendet perendimore do perballen me pasoja te renda,si emigrantet qe po flene trotuareve te NY,si rremujat qe po ndodhin ne Irlande,pas plagosjes qe beri ai algjeriani,apo ardhjen ne pushtet ne Hollande te forcave te ekstremit te djathte.Dhe kendveshtrimi juaj mosperfilles ndaj komenteve e kritikave,tregon vetem dy gjera,ose ju keni tendenca autokrati qe nuk pyet per asnje e asgje,sepse vete vendos,je zot e shkop njekohesisht,ose keni humbur sensin e realitetit rreth jush! Uroj te jete vetem e dyta!
PërgjigjuNuk mund te kesh te drejte gjithmon! E ke gabim o njeri ! Marreveshja nuk eshte solidaritet por eshte nje turp per Shqiperine e per Shqiptaret kudo qe ndodhen. Burgosen fukarenjte ne Shqiperi sepse duan te shkojne ne Evrope!Uroj Partia Socialiste te ndal Ramen kesaj radhe e te mos e votoj kete turp ne parlament!
Përgjigju