Marrëveshja me SHBA për lëndët
  narkotike, Tahiri: Luftë drogës 

Marrëveshja me SHBA për lëndët<br />  narkotike, Tahiri: Luftë drogës 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve, ku është miratuar me vota unanime marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër narkotikëve.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Tahiri u shpreh se kjo marrëveshje është thelbësore në luftën ndaj krimit.

“Qeveria Shqiptare e ka prioritet të saj luftën ndaj krimit, trafikimit të lëndëve narkotike…etj. Në këtë kuadër, qeveria Shqiptare ka bërë një sërë marrëveshje dhe mardhëniet me partnerët e huaj ka qenë dhe është e shkëlqyer. Sot, kjo marrëveshja me SHBA-të, që po diskutohet në kryesinë e kuvendit është kyçe dhe hap themelor në luftën ndaj krimit”, tha Ministri i Brendshëm.

Gjatë diskutimeve për marrëveshjen në fjalë,  Deputet i Partisë Demokratike, Eduard Halimi u shpreh se kjo marrëveshje jo vetëm ndihmon në luftën e vendit tonë ndaj krimit, por dhe intensifikon mardhëniet me partnerët e huaj. Ai tha se SHBA për këtë marrëveshje ka investuar rreth 7 milionë dollarë.

Marrëveshja e miratuar sot në Komisionin e Ligjeve është mjaft e rëndësishme për vendin tonë. Kjo marrëveshje do i japi mundësi vendit tonë të fuqizojë potencialet e saj në luftën ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Qeveria Shqiptare në këto dy vite ka treguar vullnet të patundur në asgjësimin dhe eliminimin e e të gjithë vatrave ku dyshohej dhe prodhohej lënda narktoike, duke ndërmarrë dhe një superaksion në Lazarat, fshatin e vogël të Gjirokastrës, të njohur për prodhimin e lëndës narkotike. Aksione të tilla janë zgjeruar dhe në zona të tjera, si dukagjin të Shkodrës, apo dhe në zonat rurale të Vlorës dhe qyteteve të tjera./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)