Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Inovatore dhe e dobishme! Në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Inovatore dhe e dobishme! Në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë për strehimin e emigrantëve afrikanë, pas ratifikimit nga Këshilli i Ministrave ditën e djeshme (5 dhjetor).

Në një intevistë për "Sky Tg24" Meloni e cilësoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme. Më tej ajo përmendi edhe lajmin që qarkulloi në media se partia e majtë në Itali u përpoq të largonte Ramën nga socialistët europianë me idenë se marrëveshja me Italinë për pritjen e emigrantëve afrikanë, nuk është politikë e majtë.

“Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndimosh Italinë nuk është e majtë”, tha Meloni.

Ajo tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

“Nuk e di pse e konteston kështu e majta”, ndoshta sepse besojnë se nuk mund ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet edhe pse jemi përballur me flukse të papara”, tha Meloni.

Ditën e djeshme marrëveshja me Shqipërinë e firmosur nga Meloni dhe Rama në 6 nëntor për pritjen e emigrantëve afrikanë, u miratua në Këshillin e Ministrave të Italisë.

Çfarë përmban marrëveshja

Lezha është qyteti ku pritet të strehohen përkohësisht emigrantët dhe është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset në krah të repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit.

Rreth 30 milionë euro do të duhet të ndahen për ndërtimin e dy strukturave në portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe në zonën e Gjadrit, 20 kilometra në brendësi të tokës, të konsideruara si “zona kufitare apo tranzite”, shkruan Ansa.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe depistimi të parë. Parashikohet që kjo qendër të ketë një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra. Tjetra do të jetë një qendër paraburgimi për riatdhesimin, ku do të verifikohen kushtet për mbrojtjen ndërkombëtare dhe riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali.

Pritja dhe akomodimi i emigrantëve në kuadër të marrveshjes së Shqipërisë me Italinë është planifikuar të bëhet në një sipërfaqe toke prej 77 700m2 në Gjadër. 

Brenda do të zbatohet juridiksioni italian: autoritetet referuese do të jenë Prefektura dhe kuestura e Policisë së Romës. dhe priten amendamente të reja (deri në 5) specifike të Komisionit Territorial për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare. Gjykata në Romë do të jenë përgjegjëse për apelimet e emigrantëve të ndaluar dhe në rast krimesh, gjykata ndërhyn pa pasur nevojë për një letërporosi, me seanca dëgjimore në distancë dhe struktura ad hoc për mbajtjen e mundshëm paraprak. Dispozitat e projektligjit garantojnë migrantët "respektimin e të gjitha të drejtave të parashikuara nga rregulloret e përgjithshme (italiane dhe evropiane) për këtë çështje", shpjegohet në njoftimin për shtyp nga Palazzo Chigi. 

Përgjegjësi i strukturës ka përgjegjësinë të garantojë ushtrimin në kohë dhe të plotë të së drejtës së mbrojtjes së emigrantit, duke i garantuar gjithashtu këtij të fundit të drejtën për t'u konsultuar në mënyrë konfidenciale me avokatin e tij duke përdorur metoda audiovizive. Në të njëjtën mënyrë mbrojtësi do të marrë pjesë në seanca. Shkëmbimi i dokumenteve do të bëhet me postë të certifikuar (PEC).

“Vetëm në raste të jashtëzakonshme”, shpjegohet më tej, është e mundur transferimi i emigrantit nga strukturat shqiptare në të tjera përkatëse në Itali: statusi megjithatë ruhet dhe procedura e nisur vazhdon. “Evropa – nënvizoi ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi – e shikon me favor dhe siç është thënë nuk ka asnjë kundërshtim sipas ligjit ndërkombëtar dhe të drejtës evropiane”.

Sipërfaqja e gjurmës së ndërtimit ku ndodhen 9 objekte të rrënuara është 1936.9m2. Te zona ushtarake, sipërfaqja pjessore që do t’ vendoset  në dispozicion palës italjane është përfshirë dhe sipërfaqja e nevojshme për strukturat e policisë së shtetit. Tokat janë dhe mbeten pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, duke iu dhënë vetëm në përdorim të përkohshëm autoriteteve italiane.

Sipas protokollit strukturat mund të presin në të njëjtën kohë maksimumi 3 mijë azilkërkues me në një numër total deri në 36 mijë në vit, duke përllogaritur rreth katër javë procedura për secilin emigrant. Personat mund të mbahen në qendrat e pritjes maksimumi 18 muaj ndërsa Italia do të duhet të krijojë një fond garancie si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, ndërkohë 90 ditëve nga hyrja në fuqi e protokollit, Italia duhet t’i paguajë Shqipërisë një shumë fillestare 16.5 milionë euro.

Marrëveshja parashikohet të zgjasë të paktën 5 vjet, duke e çuar shumën e pagesave në 82 milionë euro e rinovueshme për 5 të tjera, ndërkohë që në llogaritë e shtetit shqiptar duhet të derdhet edhe një fond garancie prej 100 milionë eurosh. Për vitet në vijim, çdo 6 muaj qeveria shqiptare do t’i japë qeverisë italiane listën e shpenzimeve, duke kërkuar rimbursim. Si pjesë e marrëveshjes është edhe përfitimi i miliona eurove nga rreth 500 mijë shqiptarë në Itali përmes pensioneve falë një pakti tjetër që do firmoset mes dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore.

Pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta zgjidhë/denoncojë atë, por duke lajmëruar 6 muaj më pare para afatit të përfundimit të afatit 5 vjeçar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bostan Shalqinj: 06/12/2023 14:18

    E DREJTA NDERKOMBETARE PSE E RREZOJ RASTIN ME UGANDA DHE UK ? PRA NUK ESHTE AQ E MIRE SA SHITET PERDERISA NJE PRECEDENT E KA KRYER DUKE E HEDH POSHTE

    Përgjigju
  • Emigranti Albanes: 06/12/2023 13:18

    Une e di qe Melonit nuk i vjen turp por nuk i vjen as Rames per turpin e tij ! Mos burgosni fukarenj qe nuk kane bere asnje krim ! Mos e beni kete krim ! Meloni gli lager te li fai a CASA TUAAA !!! Magari in Lombardia , Veneto o altri simili posti di merda ! A CASA TUAAA !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!