Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera! Po na pyesin si funksionon

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera! Po na pyesin si funksionon

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera. Në një intervistë për gazetarin Maurizio Belpietro në kuadër të aktivitetit ‘Il giorno della verita’, Meloni theksoi se ka shtete që kanë shfaqur interes.

Meloni tregon gjatë intervistës se gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin çek, ai ka kërkuar më shumë detaje lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Meloni zbulon se i është dukur një pakt interesat që mund të zbatohet në vijim edhe nga shtete të tjera.

”Le të themi se është bërë gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar punën tonë, por ne vazhdojmë ta bëjmë atë punë dhe rezultatet vijnë ngadalë, apo jo? Jo me shpejtësinë që të gjithë shpresonim, por rezultatet po vijnë.

Deri më sot, emigrantët e paligjshëm në rrugën e Mesdheut Qendror janë ulur me më shumë se 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, pak nga pak kjo punë po jep fryte dhe është një rrugë e ndjekur tashmë në Bashkimin Evropian. Ndaj kam besim se edhe falë votës së qytetarëve, ne mund t’i themi përfundimisht Evropës se kjo është rruga që duhet ndjekur”

Nuk është jashtëligjshme është krejtësisht e realizueshme dhe them më shumë: nëse funksionon mund të jetë model dhe disa shtete po na pyesin se si funksionon. Dje ishte kryeministri i Çekisë, folëm gjatë për këtë, ai tha: “Giorgia, a mund të më shpjegoni qartë se si funksionon marrëveshja me Shqipërinë? E konsideroj shumë interesante, për mendimin tim është një iniciativë që duhet të përsëritet”. Pra, tashmë ka një debat që është zhvendosur. Është e qartë se këtu vota e qytetarëve bëhet thelbësore për të forcuar këtë linjë", tha Meloni

Kryeministrja italiane shprehet se marrëveshja me vendin tonë nuk është e jashtëligjshme, ndërsa kritika ka edhe për të majtën në Itali, duke thënë se nuk propozojnë zgjidhje të problematikës me emigracionin, por sulmojnë paktin.

"Marrëveshjet me vendet e Afrikës së Veriut nuk janë të mundshme, janë të nevojshme dhe janë një nga çështjet kryesore që Italia ka sjellë në tryezën e Bashkimit Evropian. Jam munduar që qasja për çështjet e migracionit në BE të jetë një temë në bisedimet tona”

”Këtë po bën edhe Evropa sot, pavarësisht shigjetimeve të së majtës. Jo marrëveshjes me Tunizinë, jo marrëveshjes me Egjiptin, aq më pak me atë me Shqipërinë për të përpunuar kërkesat e azilkërkuesve në Shqipëri. Sepse nuk është e qartë se cili është propozimi i së majtës. Nuk e kam kuptuar ende se cilat janë zgjidhjet e tyre për këtë problematikë, thjesht na thonë se ne duhet që t’i anulojmë ato marrëveshje. Pra, le të heqim dorë nga pakti me Tunizinë, nuk duhet të flasim me Libinë. Sipas tyre ne jemi larg zbatimit të parimeve të shtetit ligjor me Shqipërinë”, u shpreh Meloni. 

Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali. Në portin e Shëngjinit aty ku pritet të mbërrijnë emigrantët e parë në muajin nëntor, punimet kanë ecur me ritme të shpejtë. Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 16/05/2024 09:53

    Po të pyesin s'i nuk funksionon?

    Përgjigju
  • Ring: 16/05/2024 09:12

    Po kokra e fashistes Shqiperia me tunizine dhe libine jane njesoj per ty.. Shtete qe nuk meritojne dinjitet por vende ku mund te perdoren per eksperimente. Vende me te cilin mund te besh cfare te duash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën