Marrëveshja PD-PS, Mandija 
prezanton kreun e ri të AZHBR

Marrëveshja PD-PS, Mandija <br />prezanton kreun e ri të AZHBR
Zv/Kryeministrja Ledina Mandija në prani të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.

Gjatë prezantimit zëvendëskryeministrja  Mandija u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë. Është detyrë e z. Shahini dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.” Si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet.

Në mënyrë të veçantë znj. Mandija cilësoi mos fillimin e  asnjë prokurimi publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore si dhe i bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.
 
Zëvendëskryeministrja i shprehu mbështetjen e saj Drejtorit të Ri të AZHRB si dhe inkurajoi të veprojnë në përputhje me VKM-së dhe të mos ndikohet nga presione të çdo lloji, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e punonjësve të atij institucioni.      
 
Në fund të këtij prezantimi zëvendëskryeministrja i kujtoi edhe njëherë administratës të vijojë punën si dhe të zbatojë me përpikmëri detyrat që ia ngarkon ligji në ushtrim të funksioneve të tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur