Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Tel Aviv.
Pas takimit, Netanyahu foli edhe për marrëveshjen e Hamasit për lirimin e pengjeve. Ai theksoi se ende ka sfida në lidhje me këtë, raporton Al Jazeera.
“Ne shpresojmë të nxjerrim pengjet tanë, ka shumë sfida në rrugë. Ne shpresojmë të nxjerrim grupin e parë dhe pas kësaj, ne jemi të përkushtuar që t’i nxjerrim të gjithë jashtë”, tha Netanyahu.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj








