Grupet negociatorëve të dy qeverive, finalizuan marrëveshjen për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci e quajtën një ditë festë për rreth 500 mijë shqiptarë në shtetin fqinj, dhe me mijëra italianë që punojnë e jetojnë në vendin tonë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj për marrëveshjet pë rpensionet tha se do të njihen vitet e pensionit për çdo shqiptar.
‘Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pension e pleqërisë,. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension. Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.’- tha Ibrahimaj.
Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci falënderoi skuadrën shqiptare për punën e bërë.
‘Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin edhe shtetasit italian mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë. Paguajnë kontributet dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë.’- tha Bucci.
Vitet e Punës
Për të përfituar pension, si për personat që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhen minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen 36 vite e 8 muaj punë e siguruar. Të gjitha vitet e punës që njihen si vjetërsi pune për efekt pensioni, llogariten që nga mosha 16 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë dhe pavarësisht sektorëve ku kanë punuar. Personat të cilët i afrohen moshës së daljes në pension, por që nuk kanë minimumin e nevojshëm të vjetërsisë së punës prej 15 vitesh, nuk përfitojnë pension në vendin tonë.
Para se emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë të plotësojnë moshën e caktuar për të dalë në pension, këta persona duhet patjetër që të interesohen pranë Agjencive të Sigurimeve Shoqërore ose personalisht, ose me anë të familjarëve të tyre që jetojnë në Shqipëri. Punonjësit e Agjencive të Sigurimeve Shoqërore, në bazë të dokumenteve të rregullta ligjore, do të bëjnë llogaritjen e viteve të punës.
Një kusht tjetër është edhe e drejta që ka çdo person për të paguar kontributet vullnetare të sigurimeve shoqërore, me qëllim që të plotësojë numrin e nevojshëm të viteve të punës që duhen për të përfituar pension në vendin tonë.
Po gjys miliardi Shqiptar ku i gjeti? Se na beri sa Kina. ????
Përgjigjuri rehat se i din vet ajo