Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi një tërheqje të trupave të armatosura ukrainiane nga qyteti Debaltseve. Sipas tij 80% e trupave janë larguar të mërkurën në mëngjes dhe pritet të ketë të tjera largime.
Luftimet kanë shpërthyer në stacionet e trenave, autobusëve apo në metro nga rebelet pro-rusë që nuk kanë hequr dorë pavarsisht marrëveshjes së armëpushimit.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se forcat ukrainiane ishin rrethur dhe nuk kishin zgjidhje tjetër veç dorëzimit. Gjithashtu ka shpresuar për një gjuhë të përbashkët mes dy vendeve dhe ka urdhëruar rebelët rus t’u sigurojnë trupave të dorëzuara ushqim dhe veshje.
Lavrov i tha reporterëve që sulmi rebel në Debaltseve nuk e dhunoi marrëveshjen e armëpushimit, pasi qyteti ishte në duart e rebelëve rus gjatë kohës që u vendos marrëveshja.
Zëvendës Presidenti Amerikan, Joe Biden akuzoi Rusinë se ka thyer marrëveshjen e vendosur në Minsk javën e kaluar.
Redaksia Online
(m.p/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com