Marrëveshja SHBA-Katar për
terrorizmin, ​vendet arabe: E pamjaftueshme

Marrëveshja SHBA-Katar për<br />terrorizmin, ​vendet arabe: E pamjaftueshme
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vazhdon bojkotin ndaj shtetit të Katarit, pavarësisht memorandumit të nënshkruar me SHBA-në në kuadër të luftës ndaj financimit të terrorizmit.

Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e konsideruan si “të pamjaftueshme” marrëveshjen e nënshkruar midis Washington-it dhe Dohas dhe e sulmojnë më tej Emiratin e Katarit si “një vend që nuk mund t’i besohet asnjë lloj marrëveshje politike”.

Shtetit të Katarit i është dorëzuar dy javë më parë një listë me 4 kërkesa kryesore nga e bllokut të 4 vendeve arabe, të cilat duhet të zbatohen menjëherë. Aty citohet: ndërprerja e transmetimeve të televizionit Al Jazeera, mbyllja e një baze ushtarake turke, shkëputjen e marrëdhënieve me organizatën e Vëllazërisë Myslimane dhe ashpërsimin e qëndrimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Të katër shtetet në fjalë kanë deklaruar se do t ̓i kundërpërgjigjen Katarit duke “ndërmarrë masa të ashpra politike, ekonomike dhe ligjore”.

Marrëveshja u nënshkrua të martën midis Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe homologut, Sheik Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani.

“Memorandumi përpilon një seri hapash që çdo vend duhet të marrë në muajt dhe vitet e ardhshme për ndërprerjen e rrjedhjes së financimeve të terrorit dhe intensfikimin e aktiviteteve anti-terrorizëm në të gjithë botën”, shtoi sekretari Tillerson.
Sheiku i Katarit, Al Thani tha se vendi i tij bëhet i pari shtet në rajon që nënshkruan një marrëveshje të tillë me SHBA-në dhe këtë drejtim duhet të ndjekin dhe vendet fqinje.

Zyrtarët e Emiratit të Katarit kanë pranuar se kanë financuar grupime ose organizata islamike (Hamasin dhe Vëllazërinë Muslimane) që konsiderohen “grupe terroriste” nga Baherini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, por refuzoi të kishte asistuar grupe militante të asociura me Al-Kaedën apo me ISIS-in.

Koalicioni i 4 shteteve arabe, në deklaratën e përbashkët që lëshuan të martën përmendën se vlerësojnë përpjekjet e SHBA-së në luftën kundër terrorit, por nevojitet më tepër të bëhet në këtë drejtim.

“Duhet të theksohet se ky hap nuk është i mjaftueshëm dhe 4 vendet do të vëzhgojnë nga afër se sa seriozisht do të angazhohet Katari në luftën kundër të gjitha formave të financimit, mbështetjes apo përfshirjen me terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
D.V Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi