Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët e paligjshëm ka ngjallur interes edhe tek vendet e tjera. 

Lidhur me këtë temë ka folur ditën e sotme avokati Naim Hasani, i cili në një lidhje skype ditën e sotme nga Londra për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu. Hasani ka komentuar ambiciet e qeverisë britanike për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Lidhur me planin Meloni -Rama, ai u shpreh skeptik, pasi nuk dihet nëse do të funksionojë.

‘Por nuk dihet nëse plani i Melonit do të funksionojë, sepse ne kemi parë që vijnë emigrantët në Shqipëri dhe kthen prap në Itali. Për mua edhe ky model kam përshtypjen se do të dështojë. Britania po bënë marrëveshje me vende si Iraku dhe Vietnami për të shikuar kërkesat për azil dhe për të ndërgjegjësuar qytetarëve që të mos vijnë në Angli.

Hasani tha se qeveria britanike, ka në fokus luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Sipas tij, marrveshja që ka pasur qeveria e mëparshme britanike me Shqipërinë për emigrantët shqiptar që shkonin në Angli funksionojë, pasi solli reduktim të numrit të atyre që kalonin kufirin nga Franca për në Brirtani.

‘Qeveria e re e dal nga zgjedhjet e këtij viti dhe kryeministri britanik ka në fokus luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria laburistë do të jetë e ashpër me emigrantët e paligjshëm sepse është një problem që sjell humbje votash nga mënyra se si do të sillet qeveria me këtë fenomen. Qeveria e re e ka lajmotiv kryesor luftën ndaj bandave dhe ndaj atyre që përfitojnë nga ky fenomen.

 Qeveria do të mendoj mënyrat më të mira për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të shpëtuar jetë njerëzore, sepse ka njerëz të shumtë që kanë humbur jetën gjatë kalimit me gomone për të ardhur në Britani. Marrëveshja që qeveria e mëparshme ka pasur me Shqipërinë që solli reduktimin e shqiptarëve që vinin me gomone nga Franca në Britani është model që qeveria britanik po e transmeton edhe në vende të tjera të ballkanit perëndimor’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie