Dokumenti ekskluziv/Sipas marrëveshjes në fuqi midis Policisë së Shtetit dhe kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportion “Nënë Tereza” Tirana International Airport, kjo e fundit është përgjegjëse për sigurinë në ambientet e aeroportit si dhe për kontrollin e hyrjeve në të. Kjo vërtetohet nga marrëveshja e vitit 2012, që është ende në fuqi dhe që “Shqiptarja.com” e ka siguruar ekskluzivisht. “Kontrollin e hyrjes në Terminalin e Aeroportit” si dhe “Ruajtja dhe patrullimi Brenda ambienteve të Aeroportit”, janë dy pika që marrëveshja i ka lënë në mënyrë të qartë nën përgjegjësi të TIA.
/Shqiptarja.com

VIDEO











