PRISHTINË- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" (UMIB) po zgjeron bashkëpunimin e vet jo vetëm me universitetet shqiptare të rajonit, por edhe me universitete të ndryshme prestigjioze në botë.
KosovaPress bën të ditur se së fundi, rektori i UMIB-it, Alush Musaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit Teknik të Bursës në Turqi, Arif Karademir.
Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë një vizite që po realizon këto ditë në Turqi rektori Musaj me një delegacion të gjerë nga UMIB-i.
Bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Bursës, është vlerësuar i rëndësishëm për mësimdhënësit dhe studentët e të dyja universiteteve.
Rektori i Universitetit të Bursës, Karademir, ka çmuar përkushtimin e drejtuesve të UMIB-it për intensifikimin e bashkëpunimit universitar, që do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë dhe shkëmbimin e përvojave. Ai ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë lehtësi për mësimdhënësit dhe studentët e UMIB-it që duan të përfitojnë nga kapacitetet e Universitetit Teknik të Bursës.
"Përkundër faktit se Universiteti Teknik i Bursës është themeluar para 4 viteve, vetëm gjatë kësaj kohe janë investuar rreth 10 milionë euro në kabinete dhe laboratorë", ka thënë Karademir.
Sipas tij, ky investim ka bërë që interesimi i studentëve të jetë i madh për programet që ofrohen aty, duke përfshirë edhe ato në gjuhën angleze.
Në anën tjetër, rektori Musaj, ka theksuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim me Universitetin e Bursës, pikërisht për shkak të natyrës së përafërt të programeve që ofrojnë. Ai falënderoi homologun e tij për gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat me rëndësi për studentët.
Në kuadër të marrëveshjes parashihet shkëmbimi i studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe ofrimi i mundësive që studentët e UMIB-it të kryejnë programe semestrale në master dhe doktoraturë, përgatitjen e laborantëve etj. /ATSH/
/Shqiptarja.com