Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në fushën ushtarake.
VKM:
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Komente










