Marrëveshje me Gjermaninë për
menaxhimin e Mbetjeve, 2 VKM

Janë publikuar vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme. Një prej marrëveshjeve të miratuara nga qeveria është ajo për bashkëpunimin financiar me Gjermaninë, për menaxhimin e mbetjeve.

Janë dy marrëveshje të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në këtë fushë. 

Marrëveshja parashikon bashkëpunim financiar për projektin “Program për menaxhimin e mbetjeve”. Kjo marrëveshje vjen pas miratimit në Kuvend të ligjit për importin në Shqipëri të Mbetjeve të riciklueshme. 

Ligji u kthye disa ditë më parë për rishqyrtim nga Presidenti Nishani, i cili argumentonte se bie ndesh me Kushtetutën.  

vkm
(Vendimi i Qeverisë i miratuar sot)

Një tjetër VKM është edhe marrëveshja me Francën për punësimin me pagë të familjarëve të diplomatëve të angazhuar atje. 

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave i ka dhënë "Ok" pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në operacionin e NATO-s në detin Egje, një mision humanitar ky për shpëtimin e refugjatëve të luftës të cilët vijnë nga Siria dhe Iraku. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen