Marrëveshje mes Athinës dhe kreditorëve për 12 miliardë euro ndihmë

/ATSH-AFP/ - Qeveria greke njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me kreditorët e BE-së dhe të FMN-së mbi një seri masash shtrënguese që i janë kërkuar, duke i hapur rrugën zhbllokimit të 12 miliardë eurove hua.
"Ne kemi arritur një marrëveshje duke përfshirë 48 masat paraprake që kushtëzonin bllokimin e kësaj pjese të ndihmës financaire", njoftoi ministri i Financave, Euclide Tsakalotos, në përfundim të negociatave maratonë me kreditorët e vendit.
Kjo marrëveshje përfshin një kompromis mbi çështjen e konfiskimit imobiliar, që deri tani kishte bllokuar përparimin e bisedimeve, pasi kreditorët kërkonin të thjeshtonin praktikat ndërkohë që Athina kërkon të vazhdojë të mbrojë shumicën e familjeve me borxhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar