/ATSH-AFP/ - Këshilli dhe Parlamenti Evropian arritën mbrëmë vonë një kompromis për çështjen e buxhetit të vitit 2016 të Bashkimit Evropian, me një vëmendje të veçantë për të ndihmuar migrantët dhe krijimin e vendeve të punës.
Gjatë një takimi të komitetit të bashkëpunimit midis dy organeve, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti ranë dakort për angazhimet e kreditimit prej 155 miliardë euro dhe të pagesave prej 143,89 miliardë euro (kundrejt 145,3 miliardë dhe 141,2 miliardë në vitin 2015).
Në formë përgjigjeje ndaj krizës së migrantëve, më e rënda në të cilën është përballur BE-ja që prej Luftës së Dytë Botërore, të dyja palët kanë rënë dakort për angazhimet e mbi 2 miliardë eurove për ndihma emergjente ndaj shteteve anëtare më të prekura nga kriza dhe ndihma humanitare./
/Shqiptarja.com