TIRANË- Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave, duke i dhënë fund kështu ditëve të ngrohta me diell që kanë përfshirë vendin tonë këto muaj. Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM tha shpjegoi në Report Tv situatën meteorologjike që pritet ditët në vijim, duke theksuar se nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shiut, që do të përfshijnë të gjithë vendin.
Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, meteorologia tha se në disa zona reshjet e shiut mund të shkaktojnë edhe përmbytje.
“Nga dita e sotme kushtet të motit do ndryshojnë. Temperaturat gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme mbeten në të njëjtat vlera termike. Ditën e mërkurë presim të kemi ulje të temperaturave dhe reshjet e shiut që do fillojnë që mesditën e sotme mund të sjellin edhe probleme në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, e gjitha pjesa e bregdetit për shkak të reshjeve intensive. Mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara urbane”, tha Gjoni.
Edhe Tirana do të përfshihet nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore dhe ato bregdetare reshjet do të shoqërohen me erë të fortë. Ndërkohë, prej ditës së mërkurë pritet që zonat malore të përfshihen nga reshje dëbore.
“Në Tiranë presim të kemi reshje të niveleve intensive, do jenë të shoqëruar më shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Bregdeti dhe zonat malore do shoqërohen me erë të fortë. Ditën e mërkurë presim që reshjet e shit t’i lënë vend reshjeve të borës në zonat malore. Java e dytë dhe e tretë e janarit prite që të jenë situata normale, temperaturat të bien gradualisht dhe reshje shiu”, përfundoi Gjoni.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot
24 Janar, 07:09
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit
22 Janar, 07:32
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-ambasadori Aliçka: President atipik! Do veprojë mbi bazë interesash ekonomikë, po vendosen ekuilibra të rinj
21 Janar, 14:02