Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është vendosur përfundimisht se ku do të luajë Elseid Hysaj sezonin e ardhshëm. Për futbollistin e kombëtares shqiptare gjatë verës janë përfolur një sërë skuadrash, duke filluar nga Juventusi e deri te Atletico Madrid, skuadra e cila në një moment u duk se siguroi shërbimet e mbrojtësit.
Gjithsesi kur jemi afërsisht 10 ditë nga mbyllja e merkatos agjenti i futbollistit Mario Guiffredi ka sqaruar gjithçka. Ai ka bërë të qartë se Hysaj do të qëndrojë te Napoli, duke u shprehur shkurtimisht për Tuttomercatoëeb: “Do të qëndroj te Napoli”.
Tashmë futbollistit i duhet të luftojë në skuadrën e drejtuar nga Anchelotti pasi sezonin e kaluar humbi vendin e titullarit. Mbetet për t’u parë se si Hysaj do t’ia dalë, por në prag të startit të kampionatit Anchelotti ka saktësuar se këtë vit Napoli do të luftojë për titull.
Hysaj duhet te ringreje nivelin e tij. Ne ato ndeshje qe eshte aktivizuar sezonin e fundit ka shfaqur nivel medioker cka ka ndikuar edhe ne ofertat e vakta qe ka marre Napoli per ta shitur.
Përgjigju