
Foto: Gazment Bardhi
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes së Kryebashkiakes së Roskovecit si të pandehur nga SPAK.
Ai thekson se marrja e saj si e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit.
Më tej Bardhi thotë se kështu Bufi i kryekrimeneles elektorale Belinda Ballukut.
“Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit. Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku. Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
‘Mos e hap gojën’/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur! SPAK: I ushtroi presion mbështetësit të opozitës të mos votojë në 2023-shin, ndërtoi pa leje










