Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne

Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne

Gjader

Qeveria italiane synon të rifillojë nga janari i vitit të ardhshëm transferimin e emigrantëve në Shqipëri, pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës.

Meloni pritet të mbledhë sot në orën 15:00 në Palazzo Chigi, ministrat e Brendshëm, të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe ata për Marrëdhëniet me Evropën, së bashku me nënsekretarin Alfredo Mantovano dhe këshilltarin diplomatik Fabrizio Saggio.

Duke komentuar faktin se qendrat në Shqipëri ende nuk kanë marrë hovin e pritshëm, Kryeministrja Meloni shprehet se mund të jetë «optimiste», duke u bazuar në disa aspekte të vendimit të fundit të Gjykatës së Kasacionit. Edhe pse vendimi përmban qëndrime negative për projektin e qeverisë, për Melonin "gotën mund ta shohim gjysmë plot», pasi gjyqtarët «në thelb kanë dhënë të drejtë për përcaktimin e listës së vendeve të sigurta, ndërsa magjistratët mund të shqyrtojnë raste specifike në lidhje me një vend të sigurt, por nuk mund ta refuzojnë në tërësi këtë qasje"

Kryeministrja Meloni theksoi rëndësinë e të menduarit "jashtë skemave tradicionale," duke kujtuar se Italia ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje me një shtet jashtë BE-së për menaxhimin e emigracionit. "Kemi pasur disa sfida në interpretimin e rregullave, por po i tejkalojmë," u shpreh ajo.

Marrëveshja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni  më 6 nëntor 2023 në Romë.

Lajm në përditësim..

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja