Marrëveshja për emigrantët/ Italia rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti jonë u mbështet nga vendet e BE-së

Qendrat e pritjes se refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër janë bosh por jo edhe për shumë. Aty pritet të rifillojë aktiviteti, të paktën kjo duket se do të ndodhë pas asaj që u vendos në mbledhjen e qeverisë së të hënës nga Giorgia Meloni dhe kabineti i saj në lidhje me çështjen e shumëdebatur në Itali, ku gjykatat dhe qeveria u futën në një përplasje interpretimesh në lidhje me ligjshmërinë ë peracioneve dhe listës së vendeve të origjinës së emigrantëve.

Që prej Janarit të afërt, qeveria italiane do të nisë sërish sjelljen e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër për procedurat e azilkërkimit. Qeveria italiane ecën përpara me bindjen dhe interpretimin e vendimeve të mëparshme te gjykatave se është e drejtë e qeverive të përcaktojë se cili vend është I sigurtë ose jo.

Në mbledhjen e së hënës, 23 dhjetor, mediat italiane citojnë zëvendëkrysminitrin Antonio Tajani të ketë folur me vendosmëri për rinisjen e operacioneve me qëllim luftën ndaj trafikantëve të qenieve njerëzore dhe se shembulli italo-shqiptar është vlerësuar dhe mbështetur edhe nga vende të tjera të BE.

Pas një mini samiti të zhvilluar në Finlandë javën e kaluar, Meloni tashmë thotë se ka mbështetjen europaine për modelin dhe atë të gjykatës së lartë në lidhje me kompetencat e qeverisë për përpilimin e listës së vendeve të sigurta, cka I lejon tani të rinisë operacionet drejt Shëngjinit.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/12/2024 05:46

    Sigurisht qe do te mbeshtetej nga BE,mjafton qe te mos i kene ne oborret e tyre e ju'a lene ne oborrin tuaj dhe juve na i lini neve ne dere./Por s'keni faj ju,fajin e ka Drejtori!/-thoshte i madhi Kadri Roshi te filmi /Lulekuqet mbi mure/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE

Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE