Mars, inflacioni poshte
nivelit minimal të BSH

Mars, inflacioni poshte<br />nivelit minimal të BSH
TIRANË - Edhe gjatë muajit të kaluar, u shënua një rritje çmimesh në tregun shqiptar, poshtë nivelit minimal, të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shënoi një rritje prej 0.4 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin mars është 1.0 për qind. Një vit më pare, ky ndryshim ishte 4.3 përqind.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi rritje 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, ku rritja më e madhe prej 1.9 përqindësh vërehet në nëngrupin ”fruta”. Nëngrupi ”zarzavate përfshirë patatet” shënoi rritje mujore 0.9 për qind, ku rritja e çmimit të domateve ishte 18.1 për qind, specave 7.3 për qind, ullinjve 1.7 për qind, ndërkohë që janë ulur çmimet e kastravecave me 17.7 për qind, spinaqit me 15.2 për qind, prasit me 12.6 për qind, etj. Indeksi i grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar rritje mujore mesatarisht 0.2 për qind, ku çmimi i lëndës djegëse ishte 0.3 për qind më i lartë.
Indeksi i grupit ”Transporti” shënoi rritje prej 1.2 përqindësh. Gjatë muajit mars çmimi i naftës shënoi rritje 2.9 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 3.6 për qind, shton Instituti i Statistikave.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar