Marseille është në "pikiatë", për francezët tani edhe dueli ndaj Inter në Champions

Marseille është në "pikiatë", për francezët tani edhe dueli ndaj Inter në Champions
Në harkun e dy javëve, në Marseille ka ndryshuar totalisht fati. Pas 4 humbjeve që janë rënduar edhe pasi skuadra nuk ka shënuar asnjë gol, kriza pret vetëm certifikimin zyrtar që mund të vijë të martën në Champions League.

Eliminimi në Champions, edhe pse mund të ketë fituar 1-0 në sfidën e parë ndaj Interit, mund të hapë skenarë të rinj te Marseille. Shumë futbollistë janë në ankand, madje dhe vetë trajneri Didier Deschamps, që mund të rikthehet në lojë në një tjetër skuadër, pikërisht në Itali.

Didier Deschamps mund të krenohet se ka ringritur një skuadër pa investime me peshë. Me të në pankinë, marseille fitoi 1 titull, dy kupa dhe dy superkupa të Francës. Ai pëlqehet nga presidenti i Interit dhe mund të vijë tek zikaltërit nëse Ranieri ecën keq si këtë sezon.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump