Marsela Çibukaj falenderon fansat

Marsela Çibukaj falenderon fansat
“Dy lajme të mirë për mua dhe për ju. Kënga ime "Ndjenjë pa kohë " kalon në gjysëm finale të “Top Fest 10”. Të shtunën ora 13 & te mërkurën 17.00, live @ tiranarockcafe Tiranë”, lajmëron në rrjetin e saj facebook këngëtarja Marsela Çibukaj.



E ndërsa kur është ngritur në mëngjes, padyshim ka qenë e impresionuar ku është shprehur: “Nuk ka kënaqësi më të madhe, të gjesh telefonin dhe facebook-un që në mëngjes, plot me mesazhe të bukura dhe inkurajuese nga fansa shqiptarë dhe italianë, nga muzikant të mirëfilltë shqiptare e po Italian.



Kjo vlen më shumë se 100 sfida. Nuk arrij t'ju shkruaj të gjithëve atëherë. Ju falenderoj këtu të gjithëve nga zemra, më keni përkrahur gjithmonë dhe unë gjithmonë do t'ju jem mirënjohëse. Ua shpërblefsha me nota dhe melodi”, përfundon Marsela.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë