Marselo jasht Realit? CR7 e kërkon tek Juventus

Marselo jasht Realit? CR7 e kërkon tek Juventus

Marcelo së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës Cristiano Ronaldon

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo nuk po kalon ditët e tij më të mira tek Real Madrid. Javët e fundit ylli Brazilian e ka humbur vendin e titullarit në Madrid dhe kjo gjë ka shtuar zërat që ai do ti bashkohet ish-shokut të skuadrës Cristiano Ronaldo-s. Që në verë pati zëra të shumtë për transferim e Marselos tek “Zonja e Vjetër” pasi Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën e tij për ta pasur shok skuadre edhe tek Juventus.

Në mediat spanjolle përflitet se Real Madrid do të fillojë “revulucionin”, disa “veteranë” do të largohen dhe Marselo mund të jetë një prej tyre. Braziliani duket sikur është i etur për t'u ribashkuar me Crisitianon. "Nëse Juventusi kërkon të nëshkruaj për mua, ju lutem më lejoni të shkoj", u ka thënë Marcelo shefave të Realit.

Braziliani nuk mund të largohet në merkaton e dimrit por merkato e verës duket sikur do e gjejë mbrojtësin e talentuar me skuadër të re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë