Marshim me valixhe në parlament: Diaspora duhet të votojë

Në kohën kur vota e diasporës është në fazën më të nxehtë të debateve për votën e diasporës, një grup qytetarësh në emigrim në formë mesazhi ndaj politikës kanë marshuar nëpër Tiranë me valixhe.

Në deklaratën për mediat ata bënë thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës së 18 korrikut, pasi shqiptarëve nuk mund ti mohohet më e drejta e votës.

“Më 18 korrik në orën 18:00 protestojmë para parlamentin për të drejtën e votës për gjysmën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Jetojë në Mynih prej 2 vitesh dhe jam larguar në një pikë kur qiraja ishte pothuajse sa rroga që merrja dhe çmimet rriteshin në mënyrë të pakontrollueshme, shqiptarët ikin pasi j’au marrin frymën dhe pasi ikin ju bllokojnë edhe zërin dhe i mohojnë votion

Jemi 186 ditë në tejkalimin e vendimit të GJK për votën e diasporës. KQZ ka thënë se nëse kuadri ligjor nuk miratohet brenda këtij muaji, diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike vazhdojnë me lojërat e tyre”, tha një qytetare që jeton jashtë.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite