Edhe në ndalesën tek Ministria e Brendshme, pas kryeministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, protestuesit janë ndalur pa fjalime politike nga liderët e opozitës, dhe kanë hedhur fishekzjarrë ndaj godinës dhe efektivëve të vendosur në një kordon rreth institucionit për sigurinë e tij.Lideri demokrat Lulzim Basha, ka qëndruar krah ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetëve demokratë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme duke qëndruar në heshtje. Më tej marshimi ka vijuar për të shkuar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi
G.M./r.k./Shqiptarja.com
