Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Martanesh. Pas një konflikti, 28-vjeçari Gafur Loshja është goditur disa herë më thikë nga një tjetër person i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në plagosjen e të riut, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorit.
 
Ndërsa 28-vjeçari Loshja është dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.